Rregullat e familjes

Rregullat e familjes i ndihmojnë të gjithë në familjen tuaj të shkojnë mes vete më mirë. Rregullat e mira të familjes janë pozitive, specifike dhe të lehta për t’u kuptuar. Bëni rregulla për gjëra të tilla si sjellja fizike, siguria, sjelljet, rutinat dhe respekti. Rregullat ndoshta do të duhet të ndryshojnë, derisa fëmijët rriten dhe situata juaj familjare ndryshon.
Body

Rregullat e familjes: pse janë të rëndësishme

Rregullat e familjes janë deklarata pozitive se si familja juaj dëshiron të kujdeset dhe t’i trajtojë anëtarët e saj.

  • Rregullat i ndihmojnë fëmijët të mësojnë se çfarë është dhe çfarë nuk është në rregull në familjen tuaj
  • Rregullat i ndihmojnë të rriturit të jenë konsistentë në mënyrën se si sillen ndaj fëmijëve.

Rregullat mund të ndihmojnë që të gjithë në familjen tuaj të kalojnë më mirë mes vete. Ata e bëjnë jetën familjare më pozitive dhe paqësore.

Si duken rregullat e mira familjare?

Rregullat e mira familjare e drejtojnë sjelljen e fëmijëve në një mënyrë pozitive. Ato:

  • tregojnë saktësisht se çfarë sjelljeje prisni - për shembull, “Ne themi “të lutem” kur kërkojmë diçka”
  • janë të lehta për t’u kuptuar nga fëmijët - për shembull, “Flisni me zë të qetë brenda shtëpisë”
  • tregojuni fëmijëve se çfarë të bëjnë, në vend se çfarë të mos bëjnë - për shembull, “Hiqi rrobat tuaja” në vend se t’i thoni “Mos u bë i çrregulluar”.

Rregullat që iu tregojnë fëmijëve tuaj se çfarë të mos bëjnë, janë ndonjëherë në rregull. Ato janë më të mirat kur është e vështirë të shpjegosh se çfarë të bësh - për shembull, “Mos kërkoni gjëra në supermarket” ose “Mos hip në një automjet me një shofer që nuk e njeh”.

Një listë e shkurtër e rregullave pozitive të familjes është më e mirë se një e gjatë, veçanërisht për fëmijët më të vegjël.

Rregullat e çdo familje do të jenë të ndryshme. Rregullat e familjes suaj do të ndikohen nga besimet dhe vlerat tuaja, gjendja juaj dhe pjekuria dhe nevojat e fëmijës suaj.

Për çfarë të bëni rregulla

Zgjidhni gjërat më të rëndësishme për të bërë rregulla. Kjo mund t’i përfshijë rregulla për:

  • sjellja fizike ndaj njëri-tjetrit - për shembull, “Bëhuni të butë me njëri-tjetrin”
  • siguria - për shembull, “Vëndos rripin e sigurisë në makinë”
  • sjelljet - për shembull, “Ne presim derisa të tjerët të kenë mbaruar së foluri para se të flasim”
  • rutinat e përditshme - për shembull, “Ne e vendosim me radhë tryezën çdo natë”
  • respekti për njëri-tjetrin - për shembull, “Trokitni para se të hyni në dhomat e njëri-tjetrit”.

Kultura dhe vlerat tuaja janë unike për familjen tuaj, kështu që rregullat tuaja mund të jenë të ndryshme. Fëmijët tuaj do të mësojnë se rregullat janë pjesë e jetës dhe se ka rregulla për vende dhe segmente të ndryshme të jetës, si shkolla, transporti publik dhe sporti. Krijimi dhe ndjekja e rregullave të familjes mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj t’i respektojnë rregullat edhe në vende të tjera.

Kush të përfshihet në krijimin e rregullave

Është e rëndësishme t’i përfshini të gjithë, ose sa më shumë anëtarë të familjes që të jetë e mundur, kur t’i vendosni rregullat e familjes.

Fëmijët e moshës tre vjeçare mund të jenë pjesë e bisedës rreth rregullave. Derisa fëmijët rriten, ata mund të përfshihen më shumë në vendosjen se cilat duhet të jenë rregullat e familjes. Në këtë mënyrë ata do të kenë më shumë gjasa t’i shohin rregullat si të drejta dhe t’iu përmbahen atyre.

Mund të jetë më e favorshme nëse i shkruani rregullat dhe i shfaqni ato diku ku të gjithë mund t’i shohin. Kjo i bën ato të qartë dhe gjithashtu mund t’i parandalojë argumentet në lidhje me atë që lejohet ose nuk lejohet. Për fëmijët më të vegjël mund t’i hartoni ose vizatoni fotografi, të cilat i tregojnë rregullat.

Kur t’i rishikoni ose ndryshoni rregullat

Është mirë t’i shqyrtoni herë pas here rregullat e familjes tuaj për të kontrolluar se si ata po funksionojnë. Kjo gjithashtu mund të jetë një mënyrë e mirë për t’ua kujtuar të gjithëve rregullat më të rëndësishme.

Madje do të ketë raste kur rregullat tuaja duhet të ndryshojnë, pasi fëmijët tuaj rriten ose situata juaj në familje ose në komunitet ndryshon. Për shembull, nëse aranzhimet e punës së një prindi ndryshojnë, ju mund të vendosni disa rregulla të ndryshme në lidhje me ndihmën në punët e shtëpisë. Nëse kufizimet si rezultat i pandemisë ndryshojnë, rregullat se si fëmijët mund të luajnë me të tjerët gjithashtu mund të ndryshojnë.

Respektimi i rregullave: çfarë të presësh nga fëmijët e moshave dhe aftësive të ndryshme

Parashkollorë
Shumica e fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare kanë aftësitë gjuhësore për t’i kuptuar rregullat e thjeshta.

Por në këtë moshë, fëmijët janë ende duke e zhvilluar vetë-rregullimin dhe ka të ngjarë të harrojnë ose t’i injorojnë rregullat. Ata do të kenë nevojë për përkujtues. Për shembull, “Mos harro, ne ulemi për të ngrënë”.

Dhe kur bëhet fjalë për sigurinë, rregullat janë të rëndësishme, por është më mirë të mos mbështeteni në to për t’iu mbajtur fëmijët të sigurt. Për shembull, rregulli juaj mund të jetë “Qëndroni larg rrugës”, por ju prapë duhet ta shikoni gjithmonë fëmijën tuaj pranë rrugëve.

Fëmijët me nevoja shtesë

Te familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara ose nevoja të tjera shtesë, rregullat e qëndrueshme e dërgojnë mesazhin se të gjithë janë të barabartë, megjithëse përshtatjet dhe ndihma mund të jenë të nevojshme. Për shembull, nëse rregulli i familjes suaj është që ju të gjithë i flisni bukur njëri-tjetrit, fëmija juaj me nevoja shtesë mund të ketë nevojë për mbështetje të strukturuar për ta përmbushur këtë pritje, si dhe lavdërime shtesë për përpjekjet për të pasur parasysh rregullin. 

Çfarë duhet të bëni kur fëmijët nuk i respektojnë rregullat

Kur fëmijët shkelin rregullat, ju mund të zgjidhni thjesht t’ua përkujtoni rregullat dhe t’u jepni atyre një mundësi tjetër.

Për fëmijët më të mëdhenj të moshës parashkollore, ndonjëherë do të jetë më efektive të përdoren pasojat, nëse rregullat thyhen shpesh. Është më mirë të flisni paraprakisht si familje për pasojat, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë dhe të pajtohen.