Shenja paralajmëruese pas lindjes

Body

Shenja paralajmëruese pas lindjes

Trupi juaj kalon nëpër ndryshime të shumta pas lindjes së foshnjës. Këto ndryshime i ndihmojnë trupit tuaj të rimarrë veten nga shtatzënia, si dhe ju ndihmojnë juve të bëheni gati për t’u kujdesur për foshnjën tuaj. Është normale të mos ndiheni rehat, të ndiheni e lodhur dhe të keni dhimbje, përderisa trupi juaj po shërohet pas lindjes.

Megjithatë, shqetësime dhe probleme të tjera shëndetësore mund të jenë shenja që ju keni nevojë për kujdes mjekësor. Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga këto shenja paralajmëruese:

  • Gjakderdhje më të mëdha se zakonisht gjatë menstruacioneve, ose që bëhen më të rënda.
  • Jashtëqitje, dhimbje, ose skuqje që nuk hiqet ose që përkeqësohet. Këto mund të jenë si pasojë e prerjes cezariane, epiziotomisë, ose çarjeve midis vaginës dhe zorrës së trashë.
  • Një ndjenjë e trishtimit që zgjat më shumë se 10 ditë pas lindjes.
  • Temperaturë mbi 38°C.
  • Dhimbje ose therje gjatë urinimit.
  • Ënjtje ose dhimbje në këmbë, veçanërisht rreth pulpit.
  • Damarë të kuq ose kapilarë që dhembin në gjoksin tuaj.
  • Dhimbje të mëdha në pjesën e poshtme të barkut, ndjesia për të vjellë, ose vjellje.
  • Rrjedhje e lëngjeve vaginale me aromë të keqe.

Besojini instinkteve tuaja. Nëse ndjeni që diçka nuk është në rregull, kontaktoni mjekun tuaj. Shumë nga këto probleme mund të trajtohen lehtë, mirëpo nëse shenjat e rrezikut injorohen dhe nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë probleme serioze. Kontaktoni mjekun apo shkoni menjëherë në spital nëse mendoni që jeta juaj mund të jetë në rrezik, apo keni ndonjërën nga këto shenja:

  • Gjakderdhje që nuk mund ta kontrolloni.
  • Dhimbje të gjoksit.
  • Probleme në frymëmarrje.
  • Shenja të tronditjes si p.sh. ethe, lëkurë të ftohtë dhe të djersitur, marramendje, alivanosja apo zemra e çuar peshë (rrahje të shpejta të zemrës)

Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC