Çfarë është vizita e paslindjes dhe pse është e rëndësishme?

Body

Çfarë është vizita e paslindjes dhe pse është e rëndësishme?

Vizita e paslindjes është një kontroll mjekësore që e bëni pasi të keni lindur fëmijën tuaj, për të siguruar që jeni duke u rikuperuar mirë nga lindja.

Shkoni në vizitat tuaja të paslindjes, edhe nëse jeni mirë. Ato janë një pjesë e rëndësishme e kujdesit të përgjithshëm. Kujdesi pas lindjes është i rëndësishëm sepse nënat e reja janë në rrezik të përjetojnë komplikime të rënda serioze dhe nganjëherë kërcënuese për jetën gjatë ditëve dhe javëve pas lindjes. Shumë nena të reja kanë ose edhe vdesin nga problemet shëndetësore që mund të parandalohen duke marrë kujdesin pas lindjes.

Vizitat e paslindjes janë të rëndësishme për çdo nënë të re. Ato janë veçanërisht të rëndësishme për nënat që kanë përjetuar humbje, duke përfshirë:

  • Abortin: Kjo ndodh kur foshnja vdes në barkun e nënës para javës së 20-të të shtatzënisë.
  • Lindje të foshnjës së vdekur: Kjo ndodh kur foshnja vdes në mitër pas javës së 20-të të shtatzënisë.
  • Vdekja neonatale: Kjo është kur një fëmijë vdes në 28 ditët e para të jetës.

Kur ndodhin këto gjëra, vizitat e paslindjes mund të ndihmojnë mjekun tuaj ose këshilltarin gjenetik të mësojnë më shumë për atë që ndodhi dhe të shohin nëse mund të jeni në rrezik për të njëjtën gjendje në një shtatzëni tjetër. Një këshilltar gjenetik është një person i cili është trajnuar për t’ju ndihmuar të kuptoni rreth gjeneve, defekteve të lindjes dhe gjendjeve të tjera mjekësore që zhvillohen në familje dhe se si ato mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës tuaj.

Çfarë ka ndryshuar në udhëzimet e kujdesit pas lindjes?

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (i quajtur edhe ACOG) ka lëshuar udhëzime të reja duke bërë thirrje për ndryshime në përmirësimin e kujdesit pas lindjes për gratë. Në të kaluarën, ACOG rekomandoi që shumica e grave të kenë një kontroll 4 deri 6 javë pas lindjes. ACOG tani thotë se kujdesi pas lindjes duhet të jetë një proces i vazhdueshëm, dhe jo një kontroll i njëherëshëm. ACOG tani rekomandon që të gjitha gratë:

  • Duhet të kenë kontakt me ofruesin e kujdesit shëndetësor/mjekun brenda 3 javëve pas lindjes.
  • Duhet të marrin kujdes të vazhdueshëm mjekësor gjatë periudhës së pas lindjes, sipas nevojës.
  • Duhet të kenë një kontroll të plotë postpartum jo më vonë se 12 javë pas lindjes.

Shumë nga shqetësimet dhe ndryshimet në trupin e grave në javët pas lindjes janë normale. Por, ndonjëherë ato janë shenja paralajmëruese ose simptoma të një problemi shëndetësor që ka nevojë për trajtim. Duke vizituar mjekun tuaj më herët dhe më shpesh kjo mund t’ju ndihmojë juve dhe mjekun tuaj të shënoni këto shenja dhe simptoma dhe të parandaloni probleme serioze mjekësore. Kujdesi juaj pas lindjes duhet të plotësojë nevojat tuaja personale në mënyrë që të merrni kujdesin dhe mbështetjen më të mirë mjekësore.

Burimi: www.beba-ks.org - Action for Mothers and Children AMC