Depresioni perinatal te gratë (periudha e shtatzënisë dhe pas lindjes)
Depresioni perinatal (periudha e shtatzënësi dhe ajo pas lindjes): çfarë është?
Depresioni perinatal ka dy forma - depresioni që shfaqet gjatë shtatzënisë dhe depresioni që shfaqet pas lindjes. Të dyja janë ndryshime serioze, negative emocionale që zgjasin më shumë se dy javë dhe ju pengojnë t’i bëni gjërat që dëshironi t’i bëni në jetën tuaj të përditshme. Ata kanë të njëjtat simptoma dhe trajtohen në të njëjtën mënyrë. I vetmi ndryshim midis tyre është koha e paraqitjes. Në çdo rast, të dyja format e depresionit janë më shumë se ndryshime emocionale, që mund t’i prisni gjatë shtatzënisë dhe menjëherë pas lindjes së fëmijës. Për shembull, gratë shtatzëna mund të presin që të ndihen mjaft emocionale, derisa kalojnë nëpër ndryshime të mëdha fizike dhe praktike gjatë asaj kohe. Nënat e reja mund të presin që të përjetojnë depresion të lehtë disa ditë pas lindjes. Të dyja format e ndryshimit emocional nuk zgjasin shumë. Ju mund të dëgjoni për depresionin antenatal dhe postnatal, të quajtur kolektivisht si depresioni perinatal. Nëse ju ose partneri juaj përjetoni simptoma të depresionit, atëherë keni nevojë për ndihmë profesionale dhe mbështetje familjare. Është e rëndësishme t’i njihni sa më herët shenjat dhe simptomat e depresionit. Simptomat e depresionit perinatal Depresioni perinatal mund të ndryshojë nga personi në person. Nëse keni qenë në disponim të keq ose nervoz ose keni humbur interesin për gjërat që normalisht do t’ju pëlqejnë, kjo duhet të merret seriozisht. Ju gjithashtu mund të vini re ndryshime në emocionet dhe të menduarit tuaj, sjelljen dhe jetën shoqërore dhe mirëqenien e përgjithshme fizike, të cilat janë renditur më poshtë. Nëse ndjeni ndonjë nga ndryshimet e mëposhtme për më shumë se dy javë, është e rëndësishme të kërkoni mbështetje profesionale. Është gjithashtu e rëndësishme t’i tregoni mjekut tuaj nëse keni pasur një sëmundje mendore në të kaluarën. Sëmundjet mendore të mëparshme mund të kthehen në shtatzëni. Ndryshimet emocionale Mund t’u ndodh që:
Ndryshimet e të menduarit Ju shfaqen mendimet me përmbajtje të këtillë:
Ndryshimet e sjelljes dhe ndryshimet sociale Mund të ndodhë që:
Ndryshimet fizike Ju mund të keni
Më pak gra i përjetojnë shenjat e para të depresionit në javët e para pas lindjes. Nëse jeni të shqetësuar se ju ose partneri juaj po mendoni ose silleni ndryshe nga mënyra e zakonshme, sa më shpejt që është e mundur bisedoni me mjekun tuaj. Nëse keni mendime për ta lënduar veten ose një anëtar të familjes, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj për ndihmë. Marrja e ndihmës me depresionin perinatal Nëse mendoni se mund të keni depresion perinatal, ndihma e hershme profesionale është e rëndësishme. Mjeku juaj mund t’ju referojë te specialistët që mund t’ju ndihmojnë. Marrja e mbështetjes së duhur do t’ju ndihmojë t’i menaxhoni simptomat tuaja dhe së shpejti të ndiheni më mirë. Disa gra mendojnë se të kërkosh ndihmë do të thotë të ndahen nga foshnjat e tyre. Por shërbimet shëndetësore janë aty për t’ju ndihmuar të rikuperoheni në mënyrë që të mund të lidheni me fëmijën tuaj dhe të jeni prindi që dëshironi të jeni. Trajtimi i depresionit perinatal Ka shumë mundësi trajtimi nëse keni simptoma të depresionit perinatal. Mjeku juaj do ta diskutojë me ju një plan mjekimi, që i përshtatet rrethanave dhe moshës tuaj personale, si dhe llojit dhe ashpërsisë së depresionit tuaj. Për shumë njerëz, medikamentet e përdorura së bashku me terapinë psikologjike mund të funksionojnë shumë mirë. Pranimi në spital Nuk është e pazakonshme që nënat e reja të shtrohen në spital për shkak të depresionit perinatal. Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund ta konsiderojnë pranimin e grave në spital nëse gruaja ka një dëshirë të fortë për të kryer vetëvrasje ose po mendon ta lëndojë veten ose foshnjën e saj. Duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj ose departamentin e urgjencës së spitalit tuaj lokal. Mjekët dhe stafi i spitalit mund t’ua japin ndihmën dhe mbështetjen që ju nevojitet. Strategjitë praktike të ndihmës Nëse ju ose dikush afër jush ka depresion perinatal, këtu janë dhënë disa strategji për t’ju ndihmuar Mbështetja emocionale Pranimi i mbështetjes emocionale nga partneri, familja dhe miqtë tuaj është një mënyrë e rëndësishme për t’u marrë me depresionin perinatal. Biseda me dikë që mund të kuptojë se si ndiheni mund t’ju ndihmojë t’i menaxhoni disa nga simptomat. Një grup prindërish, dhomë lojërash ose grup terapie mund të jetë një burim tjetër i mbështetjes emocionale. Në këto grupe mund të takoni njerëz të tjerë, me të cilët do t’i ndani përvojat tuaja. Ndihma në shtëpi Partneri, familja dhe miqtë e ngushtë mund t’ju ofrojnë ndihmë praktike në shtëpi. Është mirë t’i kërkoni dikujt që keni besim që të vijë rregullisht dhe të ndihmojë në punët e shtëpisë ose në kujdesin e fëmijëve. Ndihma në shtëpi ju jep mundësinë të pushoni, të bëni gjumë ose të bëni diçka relaksuese. Është gjithashtu një burim i mirë shoqërimi, i cili është i rëndësishëm për rikuperimin tuaj. Nuk ka nevojë të ndiheni në faj për ta kërkuar këtë lloj ndihme. Shumë prej tyre pëlqejnë të ndihmojnë dhe do të jenë të lumtur, nëse u kërkoni të bëjnë diçka konkrete. Kujdesi për veten Mirëqenia juaj emocionale dhe shëndeti juaj fizik janë drejtpërsëdrejti të lidhura. Në secilin rast, mund të veproni si më poshtë:
Burrat gjithashtu përjetojnë depresion perinatal. Në fakt, 1 në 10 burra përjetojnë depresion gjatë shtatzënisë ose pas lindjes së një fëmije. |