Si të flini më mirë: për prindërit

Gjumi është tema për të cilën flasin shumica e prindërve. Sa gjumë po bën? A po fle sa duhet? Ja sesi të flini më mirë, kur të jeni prind.
Body

Gjumi në ditët e para të të qenit prind

Nëse kurrë më parë nuk keni pasur një periudhë të gjumit të keq, ju mund të pësoni një tronditje se sa mungesa e gjumit mund të ndikojë në jetën tuaj. Prindërit e rinj shpesh thonë se nuk besonin se do të ishte aq e vështirë.

Mund të duhet pak kohë, që foshnjat të vendosen në një rutinë të rregullt, dhe kjo e bën të vështirë kohën e gjumit dhe pushimin që ju nevojitet. Në javët e para, gjumi pak më i gjatë mund të jetë gjë e vështirë.

Për sa gjumë keni nevojë

Në përgjithësi, të rriturit kanë nevojë për rreth 7-8 orë gjumë një natë për t’u ndjerë mirë e të pushuar, edhe pse kjo ndryshon nga 5-10 orë, varësisht nga personi.

Ju mund të keni nevojë për më shumë gjumë nëse:

  • e ndjeni të vështirë të zgjoheni në mëngjes, ose ndjehen të përgjumur gjatë gjithë kohës
  • nuk mund të përqendroheni
  • ndjeheni të përulur, nervoze, në depresion ose në ankth
  • pa pritur ju zë gjumi gjatë ditës.

Ashtu si fëmija juaj ka nevojë për gjumë për të qenë i rehatshëm, edhe juve ju duhet gjumë të mjaftueshëm për të vazhduar me të dhe për të shijuar prindërimin. Pushimi adekuat ju ndihmon të bëni këtë, dhe ju bën të ndiheni më të lumtur dhe më të qetë. Gjithashtu, foshnja juaj përgjigjet për mënyrën se si ndiheni, që do të thotë se fëmija juaj do të ndihet më i kënaqur.

Si të flini më mirë dhe të ndjeheni më të pushuar

Gjumi i mjaftueshëm gjatë muajve të parë të jetës së fëmijës suaj mund të jetë i vështirë. Sa gjumë bëni varet pak nga ajo që po ndodh me fëmijën tuaj. Por ka disa gjëra që ju mund t’i bëni që të ndiheni më të pushuar.

Para shtratit
Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës:

  • Vendosni një rutinë të rregullt të gjumit.
  • Gjeni mënyra për të qenë të pushuar dhe të qetësuar para se të shkoni në shtrat - për shembull, lexoni një libër, dëgjoni muzikë të lehtë, ose përdorni teknika relaksimi si frymëmarrja e thellë.
  • Shmangni çaj, kafe, pije joalkoolike, pije energjike, çokollatë dhe stimulantë të tjerë afër kohës së gjumit. Ata e bëjnë pushimin dhe fjetjen më të vështirë dhe ndikojnë në gjumin tuaj.
  • Shmangni përdorimin e ekraneve në dhomën tuaj të gjumit, duke përfshirë televizorin, telefonat celularë dhe tableta.

Në shtrat
Mund të jetë e vështirë të qetësoheni pas një dite të gjatë, ose ta qetësoni mendjen para gjumit. Nëse keni vështirësi për të fjetur ose të vazhdoni gjumin, përpiquni të mos shqetësoheni dhe të dëshpëroheni. Në vend të kësaj, provoni të kujtoni veten se është në rregull që ju jeni të rehatshëm dhe të qetë në shtrat.

Nëse kjo nuk funksionon, mund të jetë me vlerë të ngriheni dhe ta shkruani atë që e keni në mendjen tuaj. Pastaj mund të provoni të kaloni përsëri në rutinën tuaj të gjumit.

Gjatë ditës 
Ndarja e kohës për veten tuaj mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Edhe vetëm pesë minuta duke lexuar një libër, duke ecur nëpër lagje, ose duke bërë ndonjë meditim mund t’ju japë ndjenjën e të qenit të pushuar kur nuk flini sa duhet.

Është e mundur që ta “kompensoni” gjumin e humbur, kështu që flini pak gjatë ditës, kur të jetë e mundur. Ju gjithashtu mund ta kompensoni gjumin e humbur gjatë javës, duke fjetur më shumë gjatë fundjavës.

Aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm mund t'ju japin më shumë energji, prandaj ndani kohë për stërvitje dhe ushqim të mirë — çdo përpjekje e vogël është në favorin tuaj.

Rutinat e përditshme 
Nëse mundeni, ndani kujdesin e foshnjës me partnerin tuaj (kështu që të dy ndjeheni sa më të pushuar), me një anëtar të familjes ose një mik.

Ndarja e orarit me ndërrime ose turne për detyrat e natës mund të bëjë një ndryshim. Kjo mund të jetë më e vështirë për nënat që ushqehen me gji. Në këtë rast, çelësi është që të përpiqeni të pushoni kur fëmija juaj është duke pushuar. Në fundjavë, ju mund të flini më gjatë, ose të koteni gjatë ditës.

Përdorimi i energjisë tuaj për gjërat që janë më të rëndësishme për ju mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë për ditën tuaj - edhe nëse jeni të lodhur në fund të saj. Për shembull, ju mund të zgjidhni të luani me fëmijët tuaj ose të kaloni kohë me familjen ose miqtë në vend që ta fshini shtëpinë.

Do të ketë disa punë të përditshme që ju thjesht duhet t’i bëni, mirëpo edhe punët më të lehta mund t’u duken të rënda, kur jeni të lodhur. Nëse i ndani punët në hapa të vegjël dhe përqendrohuni një nga një në secilën, ato mund të duken më të menaxhueshme - dhe ju mund t’i jepni vetes një shpërblim pasi ta përfundoni çdo hap. Mirëpo ndonjëherë punët mund të duhen të presin, pa marrë parasysh se sa të rëndësishme janë ato.

Ulja e pritjeve tuaja mund ta zbusë presionin. Ndonjëherë ajo që presim nga vetja mund të jetë joreale. Për shembull, mund të presim që mund të luajmë me fëmijët, të shkojmë në punë, të ndihmojmë në kujdesin e fëmijëve ose në shkollë, të gatuajmë një darkë të mahnitshme, t’i lëshojmë tre lavatriçe dhe të shkojmë në palestër.

Ka raste kur mund t’i bëni të gjitha këto gjëra. Por mund të ketë disa ditë apo edhe javë, kur ndiheni se nuk e keni energjinë e duhur, dhe mund t’ju duhet të rishikoni se sa mund të bëni – gjë që është në rregull. Kur ju bisedoni me prindërit e tjerë, do ta shihni se edhe ata përballen me gjëra të këtilla.

Nëse jeni duke luftuar për t’i menaxhuar rutinat e përditshme për shkak të gjumit të pamjaftueshëm, është në rregull t’i kërkoni ndihmë familjes ose miqve. Madje nëse mendoni se mungesa e gjumit po ndikon te ju nga aspekti mendor ose emocional, është një ide shumë e mirë të bisedoni me mjekun tuaj ose me një profesionist tjetër shëndetësor.