Prindërimi si punë ekipore: pse është i rëndësishëm

Të jesh prind mund të jetë kënaqësi e madhe, me shumë mundësi për dashuri dhe entuziazëm. Gjithashtu, sjell sfida dhe punë të palodhur. Puna si prind të ndihmon t'i përballosh këto sfida në një mënyrë pozitive që minimizon konfliktet dhe i forcon marrëdhëniet.
Body

Rreth prindërimit si punë ekipore

Puna ekipore është të punuarit së bashku, gjegjësisht dakordimi për qasjen tuaj ndaj prindërimit, duke marrë vendime së bashku dhe duke e mbështetur njëri-tjetrin.

Ka të bëjë me të dakordimin për gjëra si për shembull, për kohën e gjumit të fëmijës, për ushqimin e familjes ose për disiplinën. Po ashtu ka të bëjë me ju dhe partnerin tuaj, duke ndarë punën e menaxhimit të shtëpisë dhe familjes suaj. Kjo mund të përfshijë gjëra, si kujdesi për fëmijët, kryerja e punëve të shtëpisë, kujdesi për dokumentacionet dhe fitimi i të ardhurave.

Pse prindërimi ekipor është i rëndësishëm për fëmijët

Mënyra se si ju dhe partneri juaj bashkëveproni me njëri-tjetrin ka ndikim të madh tek fëmijët tuaj.

Për shembull, kur prindërit e shohin veten si skuadër dhe punojnë së bashku, fëmijët ndihen të sigurt dhe të mirë me veten. Gjithashtu, mësojnë për komunikimin me respekt dhe mënyrën si të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme.

Nga ana tjetër, fëmijët që shohin dhe dëgjojnë konflikte të ashpra midis prindërve të tyre ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë probleme me sjelljen dhe zhvillimin.

Pse prindërimi ekipor është i rëndësishëm për ty

Kur punoni si ekip me partnerin tuaj, ka të ngjarë të ndihesh më i/e lumtur, më i/e sigurt dhe më i/e kënaqur me prindërit dhe jetën tënde familjare. Gjithashtu, është më e lehtë ta shijosh kohën që kalon me familjen.

Për të qenë në pozitën më të mirë për të punuar si pjesë e një ekipi prindëror me partnerin tuaj, ju duhet të kujdeseni për veten dhe marrëdhënien tuaj.

Për shembull, të qëndrosh i shëndetshëm, ta kontrollosh stresin dhe të kujdesesh për veten në përgjithësi mund të të japë më shumë energji për ta mbështetur dhe respektuar partnerin dhe fëmijët. Gjithashtu, mund të të ndihmojë të nxjerrësh sa më shumë nga të qenit prind.

Gjithashtu, ia vlen të ndash kohë që marrëdhënia jote me partnerin të jetë e shëndetshme. Kujdesi për fëmijët dhe angazhimi në punë në të njëjtën kohë, kujdesi për familjen dhe koha për veten vendosin kërkesa për marrëdhënien tuaj si çift. Por kur ndani “kohë si çift”, ka të ngjarë që të ndiheni më afër partnerit dhe të jeni më të mbështetur si prind. Kjo qasje mund ta bëjë më të këndshëm prindërimin së bashku.

Shkathtësitë e prindërimit ekipor

Puna si prind bëhet më e lehtë me kalimin e kohës dhe me praktike. Por ka edhe disa aftësi që ju ndihmojnë ju dhe partnerin tuaj të punoni mirë si ekip. Këtu përfshihen:

  • zgjidhja e problemeve – kjo nënkupton gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe kreative në situata kur jeni të bllokuar ose nuk mund t’ia dilni vetë
  • menaxhimi i konfliktit – kjo do të thotë menaxhimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në një mënyrë bashkëpunuese dhe pozitive
  • biseda dhe dëgjimi – kjo do të thotë të komunikosh në mënyra që të ndihmojnë të lidhesh dhe të forcosh marrëdhënien tënde
  • mbështetja e njëri-tjetrit - kjo do të thotë prindërim në mënyra të qëndrueshme dhe mbështetëse
  • pranimi i njëri-tjetrit - kjo do të thotë të jetoni me njëri-tjetrit dhe t’i vlerësoni dallimet.

Prindërimi ekipor pas ndarjes

Prindërimi ekipor mund të jetë edhe më i rëndësishëm pas ndarjes, por ndonjëherë mund të jetë edhe më sfiduese. Bashkë-prindërimi shpesh do të thotë se ju keni më shumë gjëra për të ndjekur. Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si orari i vizitave dhe aranzhmanet për t’i ndjekur intervistat prindër-mësues ose terminet mjekësore.

Nëse ka konflikt midis jush dhe ish-partnerit tuaj, është e rëndësishme ta menaxhoni atë në një mënyrë pozitive, të respektueshme dhe të ngjashëme me biznesin. Menaxhimi i konflikteve të personave të rritur mund t’ia mësojë fëmijës aftësitë e vlefshme, por konflikti i vazhdueshëm mes prindërve të ndarë nuk është i mirë për fëmijët.

Nëse je prind i vetëm, ndonjëherë mund të ndihesh sikur po i bën të gjitha vetë. Por nuk ke pse. Kjo të ndihmon në ndërtimin e një rrjeti të fortë njerëzish, që mund të të mbështesin. Këta njerëz mund të jenë nga familja, miqtë, kolegët dhe grupet mbështetëse.

Kur është i vështirë prindërimi si ekip

Mund të ketë raste kur ju dhe partneri juaj e keni të vështirë të punoni si ekip. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë gjatë kohëve të ndryshimit, si për shembull kur njëri prind rikthehet në punë ose kur një fëmijë fillon shkollën. Ndryshimet e natyrshme në jetë mund t'i bëjnë të ndërlikuara punët në grup, sepse ndikojnë në rutinën familjare.

Mund të të duket se ke vështirësi për t’i tejkaluar mosmarrëveshje ose konflikte, ose ke menduar të ndahesh. Është mirë nëse ti dhe partneri kërkoni ndihmë së bashku. Flitsni me mjekun për t’i folur gjërat dhe për t’u referuar në lidhje me shërbimin lokal për marrëdhëniet martesore ose shërbimin e këshillimit familjar.

Nëse partneri nuk dëshiron të vijë në këshillim me ty, prapëseprapë ia vlen të kërkosh ndihmë, edhe nëse je vetëm.

Nëse jeni në një marrëdhënie që përfshin dhunën në familje, telefononi linjën për ndihmë nëse ka një në qytetin/vendin tuaj, kërkoni mbështetje dhe bëni çdo gjë që duhet të bëni për ta mundësuar sigurinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj.