Komunikimi i prindërve: këshilla për të biseduar me partnerin tuaj

Bisedimi ju mban juve dhe partnerin tuaj të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe mund të forcojë marrëdhënien tuaj afatgjatë. Komunikimi, biseda konstruktive dhe pozitive janë, gjithashtu, disa prej mënyrave më të mira për të zgjidhur konfliktet që mund të vijnë me rritjen e fëmijëve.
Body

Pse të folurit është i rëndësishëm për komunikimin dhe marrëdhënien me partnerin

Të folurit së bashku ndërton mirëkuptimin. Biseda për gjërat e përditshme – çfarë po bëni dhe si ndiheni të dy - është ndër mënyrat kryesore që i lidhin më shumë partnerët. Gjithashtu, kjo mund t'ju ndihmojë të parandaloni dhe të zgjidhni problemet ose konfliktet e mundshme.

Është mjaft e rëndësishme të flisni së bashku në mënyrë pozitive. Ajo se çfarë thoni dhe si e thoni, duke përfshirë edhe gjuhën e trupit, ndikojnë shumë në mënyrën si e kupton partneri mesazhin që po i jepni dhe si do t’ i përgjigjet atij.

Komunikimi i mirë, gjithashtu, është i lidhur ngushtë me të dëgjuarin e mirë. Me disa aftësi shumë  të mira dëgjimi, ju mund të kuptoni qartë se çfarë po thotë partneri juaj dhe e bëni atë të ndihet i dëgjuar dhe i vlerësuar.

Biseda dhe komunikimi: hapat bazë

Biseda konstruktive fillon me disa hapa të thjeshtë:

  • Zgjidhni momentin e duhur,
  • Flisni për gjëra pozitive,
  • Flisni në mënyrë të përmbledhur,
  • Mbani përgjegjësi për ndjenjat tuaja,
  • Mos thoni gjëra që e bëjnë të ndihet keq partnerin tuaj.

Hapi 1: Zgjidhni momentin e duhur

Kur doni të bisedoni me partnerin tuaj, është mirë ta zhvilloni bisedën kur të gjithë janë të qetë, kanë kohë për të dëgjuar, kur fëmijët nuk janë përreth ose janë në gjumë.

Nëse keni nevojë të flisni për një çështje të vështirë, mund t'ju duhet të prisni derisa çështja të përfundojë, ose t’i jepni vetes dhe partnerit pak kohë, nëse ai është shumë i mërzitur ose i zemëruar.

Ndonjëherë, është më mirë të lejoni disa gjëra të kalojnë, që t’i ruani negociatat për çështje që janë shumë të rëndësishme për ju. Pyesni veten nëse një çështje është me të vërtetë e rëndësishme përpara se ta diskutoni me partnerin tuaj.

Hapi 2: Flisni për gjëra pozitive

Gjithkush pëlqen të ndihet i vlerësuar, prandaj gjeni mundësinë për të thënë gjëra pozitive për partnerin tuaj. Për shembull, 'Unë e vlerësoj shumë faktin që ti me ndihmon me përgatitjen e darkës dhe larjen e fëmijëve çdo natë'.

Nëse partneri juaj është mësuar duke u përgëzuar nga ty, ai ka më shumë gjasa të të dëgjojë kur ti ke për të diskutuar një problem me të. Edhe problemet mund t’i diskutoni në mënyrë pozitive. Për shembull, “Më lehtëson shumë kur bën darkën apo lan fëmijët para gjumit. Më ka munguar shumë ndihma jote këto ditët e fundit '.

Komunikimi do të jetë më i lehtë dhe më pozitiv nëse përdorni gjuhën e hapur të trupit, e cila përfshin qëndrimin:

  • ulur ose duke qëndruar në një mënyrë çlodhëse,
  • duke u përpjekur të mos vrenjtesh apo të dukesh shumë serioze,
  • duke bërë kontakt me sy me partnerin ,
  • duke qëndruar ulur pranë njëri-tjetrit.

Ju mund të habiteni se si mirësjellja mund të ndihmojë për të patur marrëdhënie afatgjata. Fjalët si 'Të lutem!' dhe 'Faleminderit!' mund t’u ndihmojnë shumë kur bisedoni me partnerin tuaj!

Hapi 3: Flisni në mënyrë të përmbledhur

Shpjegimet e gjata dhe me shumë fjalë mund të tingëllojnë si një leksion dhe mund të bëhet pengesë për partnerin për t’ju kuptuar.

Për më tepër, nëse arsyetoni se çfarë është më e rëndësishme për partnerin të dëgjojë, përpiquni ta shpjegoni shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Për shembull, 'Ivani do që të shkojë në koncertin e tij muzikor këtë fundjavë. Problemiqëndron në faktin se koha e koncertit të tij është në të njëjtën kohë me orarin e palestrës tënde. Mendon se mund ta lësh palestrën këtë javë? '

Ndonjëherë çështje dhe shqetësime të tjera do të dalin, por është mirë të qëndroni të fokusuar në këtë temë. Për shembull, 'Unë e di që me vështirësi o e gjen kohën për veten tënde këto ditë, dhe për këtë mund të flasim më vonë, por a mund të vendosim  nëse mund të shkosh apo jo në koncertin e Ivanit? '

Hapi 4: Mbani përgjegjësi për ndjenjat tuaja

Është mirë t’i ndani ndjenjat dhe mendimet tuaja për një situatë - veçanërisht ndjenjat jo të mira si shqetësimi, dyshimi apo trishtimi - në vend që të flsni për atë që partneri juaj po bën apo nuk po bën.

Frazat që fillojnë me “Unë” mund të ndihmojnë me këtë. Për shembull, ti mund të thuash: 'Ti je gjithmonë me telefonin ose me laptopin tënd, kurse unë duhet të përgatis darkën dhe të kujdesem për fëmijët” '. Por është më mirë që të thuhet: 'Ndihem shumë e stresuar kur nxitoj nëpër shtëpi për të përgatitur darkën. Sikur fëmijët të merreshin me diçka do ta kisha më të thjeshtë. Më ndihmon dot ë kohën e darkës me këtë punë?'

Nëse do ta përdorni këtë qasje, partneri juaj ka të ngjarë të ndihet më i hapur dhe më pak mbrojtës.

Hapi 5: Mos thoni gjëra që e bëjnë të ndihet keq partnerin tuaj

Disa mënyra komunikimi ka të ngjarë të lëndojnë ndjenjat e partnerit tuaj dhe ta bëjnë atë me më pak të prirur për t'ju dëgjuar. Kështu që përpiquni të shmangni:

  • sharjen e partnerit tuaj - për shembull, 'Ti je budalla',
  • rihapjen e diskutimeve për çështje të kaluara — për shembull, 'Kjo është njësoj si herën e fundit që ...”,
  • vënien në diskutim të qëllimeve apo motivimin e partnerit tuaj - për shembull, 'Ti thjesht nuk interesohesh',
  • krahasime të padobishme - për shembull, 'Ti je njësoj si nëna jote! '.

Gjithashtu, është mirë të shmangni frazat që nënkuptojnë se dikush është gjithmonë i gabuar ose se nuk po bën asnjë përpjekje për të ndryshuar — për shembull, “Ti gjithmonë...” dhe “Ti kurrë nuk...”. Këto deklarata mund të bëjnë partnerin tuaj të mbrohet dhe komunikimi të mos funksionojë.

Ju nuk bisedoni vetëm kur keni një problem. Nëse gjeni kohë për të ndarë mendimet, ndjenjat dhe për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, kjo do të ndihmojë shumë në komunikimin dhe marrëdhënien tuaj në përgjithësi. Dhe, gjithashtu, do ta lehtësojë komunikimin kur të diskutoni për një problem.

Të kërkosh ndihmë për të folur dhe komunikuar

Të gjitha marrëdhëniet kanë uljet dhe ngritjet e tyre. Por në qoftë se ju ndiheni të mërzitur në fund të pjesës më të madhe të bisedave që bëni me partnerin tuaj ose nëse ju mendoni se nuk keni  mundësi për të ndarë ndjenjat me njëri-tjetrin, atëherë mund t’ju nevojitet që të takoni një terapist për t’ju ndihmuar. Një mënyrëtër mud të ishte biseda me një mik të besuar, familjar ose mjekun tuaj. 

Këshillimi në çift mund t’ju ndihmojë. Nëse partneri juaj nuk dëshiron të shkojë, ju mund të shkoni edhe vetëm.

Nëse jeni në një marrëdhënie që përfshin dhunën në familje, telefonojini një linje këshilluese, kërkoni ndihmë dhe bëni çfarëdo që ju duhet të bëni për sigurinë tuaj dhe sigurinë e fëmijëve tuaj.