Dalja e dhëmbëve - si të ndihmoni fëmijën
Rritja e dhëmbëve zakonisht fillon ndërmjet muajit të 3-të dhe të 6-të. Disa foshnja lindin me një dhëmb, disave ju del dhëmbi i parë kur fillojnë të ecin.
Problemet e daljes së dhëmbëve përfshijnë: rritjen e jargëzimit, futjen e duarve në gojë, refuzimin e ushqimit të fortë, mishrat të dhëmbëve të fryrë, të skuqur dhe të lënduar, nervozizëm, ankth, zgjim gjatë natës, shfaqjen e jashtëqitjeve disi të lëngshme (pa diarre) dhe ndonjëherë një temperaturë të lehtë (jo më shumë se 38 gradë).
Si ta ndihmoni fëmijën:
- Duke ftohur mishrat e dhëmbëve - përdorni dhëmbëzues që mund të ftohen në frigorifer, mos i mbani në friz (me ngrirje të thellë) sepse foshnja mund të lëndohet nga dhëmbëzuesi i ngrirë. Dhëmbëzuesit zakonisht përbëhen prej gome ose plastike të veçantë, në forma dhe dizajne të ndryshme miqësore për fëmijët. Përdorni gjithmonë dhëmbëzues të certifikuar nga prodhues të verifikuar.
- Duke masazhuar mishrat e dhëmbëve – lani duart tërësisht dhe masazhoni mishrat e dhëmbëve të fëmijës me gishtin tregues. Në treg gjenden gjel ose lëngje të ndryshme për aplikimin dhe masazhimin e mishrave të dhëmbëve të foshnjës. Këto gjele përmbajnë barëra medicinale, acid hialuronik ose anestezik lokal. Përdorini ato sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe sipas moshës së fëmijës.
Rritja e jargëzimit mund të shkaktojë acarim ose skuqje rreth buzëve, të cilat mund të shkaktojnë infeksion. Për të shmangur këtë, lani rregullisht fytyrën e foshnjës, thani zonën rreth buzëve, aplikoni një krem mbrojtës neutral. Vendosni një pelenë pambuku nën kokë gjatë gjumit dhe ndërrojini shpesh për të mbajtur fytyrën dhe faqet e foshnjës të thata gjatë gjithë kohës.
Shqetësimi që lidhet me daljen e dhëmbëve është i përkohshëm, butësia, vëmendja dhe rehatia juaj janë të domosdoshme gjatë kësaj periudhe.