Rendi i daljes së dhëmbëve të qumështit

Rritja e dhëmbëve të qumështit zakonisht fillon në muajin 3 dhe 6. Në fund të vitit të tretë fëmija ka 20 dhëmbë të qumështit dhe rreth moshës gjashtë vjeçare zëvendësohen dhëmbët e qumështit me dhëmbë të përhershëm.
Body

Dhëmbi i parë është zakonisht dhëmbi i poshtëm qendror - i quajtur "një".

Pas daljes së dhëmbëve të poshtëm qendror (6-10 muaj), dalin dhëmbë e sipërm qendror (8-12 muaj), të ndjekur nga dhëmbët e sipërm lateral ose "dy" (9-13 muaj), dhëmbët e poshtëm lateral (10-16 muaj) , premolarët e parë të sipërm ose "katër" (13-19 muaj), premolarët e parë të poshtëm (14-18 muaj), dhe më pas të ashtuquajturat "treshi" ose "dhëmbi  kanine (i qenit)", fillimisht në pjesën e sipërme (16-22 muaj), dhe më pas në nofullën e poshtme (17-23 muaj).

"Dhëmbët kanine" zakonisht shkaktojnë më shumë shqetësim tek fëmijët, ata dalin me më shumë lot dhe dhimbje.

Pas dhëmbëve kanine rriten premolarët e dytë të poshtëm ose "pesëshat" (23-31 muaj), të ndjekur nga premolarët e dytë të sipërm (25-33 muaj).

Dhëmbët e qumështit shërbejnë jo vetëm si "mbajtës" të vendit për dhëmbët e përhershëm, por janë shumë të rëndësishëm edhe për zhvillimin e duhur të foshnjës. Ata e presin ushqimin, e bluajnë dhe e përgatisin për tretje, duke mundësuar kështu shfrytëzimin e plotë të të gjitha lëndëve ushqyese nga ushqimi. Dhëmbët e qumështit ndikojnë në zhvillimin e të folurit të fëmijëve, në artikulimin e tingujve dhe fjalëve.

Zhvillimi i duhur i dhëmbëve dhe nofullës është gjithashtu i rëndësishëm për paraqitjen estetike të mëvonshme në jetë.

Buzëqeshja e bukur dhe të folurit korrekt ndikojnë ndjeshëm në shëndetin dhe vetëbesimin e fëmijës!