Stimulimi i tepërt: foshnja dhe fëmija
Çfarë është stimulimi i tepërt? Stimulimi i tepërt ndodh kur një fëmijë është i stërngarkuar nga më shumë përvoja, ndjesi, zhurmë dhe aktivitet sesa që në fakt mund të përballojë. Për shembull, një foshnjë e sapolindur mund të bëhet shumë e parehatshme pas një feste ku ka qenë i përkëdhelur nga shumë të rritur. Edhe një fëmijë i moshës parashkollore mund të jetë i zemëruar pas një ngjarjeje të madhe si një festë ditëlindjeje. Një fëmijë në moshë shkollore mund të jetë i parehatshëm nëse shkon në shkollë, pastaj në kujdes pas orarit shkollor dhe pastaj një orë noti. Fëmijët e mbingarkuar lodhen dhe ndihen të dërrmuar. Kur ndodh kjo, ata kanë nevojë për kohë të qetë dhe për një mjedis të njohur e të rehatshëm. Shenjat e stimulimit të tepërt Nëse i sapolinduri ose foshnja juaj është stimuluar tepër, ajo mund:
Nëse fëmija juaj i vogël ose i moshës parashkollore është i stimuluar më tepër, ai mund:
Do t’i dalloni shenjat e veçanta që fëmija tregon kur e tepron. Baraspesha mes kohës me aktivitetit dhe kohës së qetë Në pesë vitet e para të jetës, truri i fëmijës zhvillohet gjithnjë e më shpejt se në çdo kohë tjetër të jetës së tij. Përvojat e hershme të fëmijës tuaj – gjërat që ai sheh, dëgjon, prek, nuhat dhe shijon – e stimulojnë trurin e tij, duke krijuar miliona lidhje. Kjo do të thotë se fëmija juaj ka nevojë për një mjedis nxitës me shumë aktivitete të ndryshme që i japin asaj shumë mënyra për të luajtur dhe mësuar, dhe shumë shanse për ta praktikuar atë që po mëson. Por kjo nuk do të thotë se çdo ditë duhet ta kaloni gjithë ditën duke i varur lodrat para foshnjës ose se duhet ta nxitoni fëmijën të shkojë nga shkolla në aktivitete jashtëshkollore. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë nevojë edhe për kohë të qetë në rrethana të parashikueshme dhe të njohura. Fëmija do të përfitojë nga zbavitja e qetë e vetes, duke eksploruar mjedisin sipas mënyrës së tij dhe me ritmin e tij. Kjo kohë i lejon fëmijës të mësojë si të angazhohet, si të veproj kur ka nevojë për kohë të qetë dhe të gjejë gjëra për të bërë në atë kohë për t’u ndier më mirë. Foshnjat: trajtimi i stimulimit të tepërt Kur të shihni se foshnja juaj është i mbingarkuar, dërgojeni atë diku ku ajo mund të qetësohet – për shembull, në krevatin e saj. Nëse jeni jashtë me foshnjën tuaj, ju mund ta vendosni atë në karrocë dhe ta mbuloni atë me një mbështjellëse të lehtë ose batanije. Mbështjellja e të sapolindurve dhe e foshnjave mund t’i ndihmojë të qetësohen, sepse zvogëlon ndjesitë fizike. Gjithashtu, foshnjës suaj mund t’i duket qetësuese kur vendosni pranë trupit tuaj, të mbështjellë me një pëlhurë mbajtëse ose diçka të ngjashme, derisa i bëni punët e përditshme. Fëmijët e vegjël dhe fëmijët e moshës parashkollore: trajtimi i stimulimit të tepërt Ja disa ide për trajtimin e të vegjlit ose të parashkollorit tënd të stimuluar tepër:
Nëse sheh probleme me sjelljen, sepse fëmija yt është tepër i stimuluar ose i stresuar, është pothuajse gjithmonë e dobishme t’i ndërpresësh ato duke ndryshuar mjedisin. Fëmijët e moshës shkollore: ballafaqimi me mbingarkesën Në këtë moshë, fëmijët mund të fillojnë të qetësohen. Ja disa ide për të ndihmuar:
Fëmija juaj ka nevojë për kohë të mjaftueshme gjatë javës për t’i bërë detyrat e shtëpisë, për të kaluar kohë me familjen, për t’u shoqëruar me miqtë dhe thjesht për të ngel vetëm. Gjetja e sasisë së duhur të stimulimit Nuk ka asnjë përgjigje “të saktë” se nga cila përmasë stimulim është i tepërt, sepse çdo fëmijë është i ndryshëm. Fëmijë të ndryshëm mund të përballojnë shumë emocione të ndryshme. Disa fëmijë e përballojnë më mirë se të tjerët mjedisin stimulues. Le të jetë fëmija yt udhërrëfyesi dhe mos harro se mesatarja është gjëja më e mirë. Për foshnjat dhe fëmijët e vegjël është ide e mirë t’i japësh fëmijës pak kohë çdo ditë për të kaluar qetësisht, duke luajtur ose duke pushuar, përveç kohës së gjumit. Ka të ngjarë që fëmija në moshën shkollore të përfitojë më shumë nga një ose dy aktivitete jashtëshkollore për të cilat është vërtet i interesuar. Sporti, muzika dhe klubet e tjera mund të jenë një mënyrë fantastike për të zhvilluar aftësi, për të bërë miq të rinj dhe për t’i ndjekur interesat. Por një kohë e tepërt që kalon në aktivitete të organizuara pas shkollës mund të nënkuptojë që fëmija të humbasë kohën për t’u çlodhur dhe për t’u zbavitur. Aftësia për ta angazhuar veten është një aftësi e rëndësishme jetësore. Duke e inkurajuar, ju e ndihmoni fëmijën tuaj në udhëtimin e vet për t’u bërë një i rritur i pavarur.
|