Zhvillimi i fëmijës: pesë vitet e para
Për zhvillimin e hershëm të fëmijësZhvillimi është termi që përdoret për t’i përshkruar ndryshimet në rritjen fizike të fëmijës suaj, si dhe aftësinë e tij/saj për t’i mësuar aftësitë sociale, emocionale, sjelljen, të menduarit dhe komunikimit, të cilat i nevojiten për jetë. Të gjitha këto fusha janë të lidhura dhe secila varet nga dhe ndikon te të tjerët. Në pesë vitet e para të jetës, truri i fëmijës suaj zhvillohet gjithnjë e më shpejt se në çdo kohë tjetër në jetën e tij/saj. Përvojat e hershme të fëmijës suaj — marrëdhëniet e saj/tij dhe gjërat që sheh, dëgjon, prek, nuhat dhe shijon — e stimulojnë trurin e tij/saj, duke krijuar miliona lidhje. Kjo ngjan kur janë të vendosura mirëfilli themelet për mësim, shëndet dhe sjellje gjatë gjithë jetës. Fëmijët gjithashtu e zhvillojnë një ndjenjë të identitetit gjinor deri në moshën tre vjeçare, e cila intensifikohet më tej kur rriten. Prindërit veprojnë si një ndikues kritik i socializimit gjinor gjatë fëmijërisë së hershme. Foshnjat lindin të gatshme për të mësuar, ndërsa truri i tyre zhvillohet përmes përdorimit. Pra, fëmija juaj ka nevojë për një mjedis stimulues dhe të kujdesshëm me shumë aktivitete të ndryshme që i japin atij/asaj shumë mënyra për të luajtur dhe mësuar dhe shumë shanse për ta praktikuar atë që ai/ajo është duke mësuar. Marrëdhëniet: themeli për zhvillimin e fëmijësMarrëdhëniet e fëmijëve i prekin të gjitha fushat dhe fazat e zhvillimit të tyre. Kjo është për shkak se marrëdhëniet janë përvojë. Në fakt, marrëdhëniet janë përvojat më të rëndësishme në mjedisin e fëmijës suaj sepse ata i mësojnë atij/asaj më shumë rreth botës rreth tij/saj. Ato gjithashtu formësojnë mënyrën se si ai/ai e sheh botën. Nëpërmjet marrëdhënieve, fëmija juaj mëson nëse bota është e sigurt dhe e rehatshme, nëse ai/ajo është e dashur, kush e do atë, çfarë ndodh kur ai/ajo qan, qesh ose bën një fytyrë dhe shumë më tepër. Fëmija juaj gjithashtu mëson duke i parë marrëdhëniet mes njerëzve të tjerë - për shembull, se si silleni ndaj partnerit tuaj dhe si sillet partneri juaj ndaj jush. Ky mësim është baza për zhvillimin e komunikimit, sjelljes, aftësive sociale dhe të tjera të fëmijës suaj. Marrëdhënia më e rëndësishme e fëmijës suaj është me ju. Marrëdhëniet me anëtarët e tjerë të familjes, kujdestarët, përfshirë edukatorët në fëmijëri të hershme dhe fëmijët e tjerë janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Një marrëdhënie e dashur dhe edukative ju ndihmon juve dhe fëmijës suaj të mësoni pak më shumë për njëri-tjetrin çdo ditë. Derisa fëmija juaj rritet dhe zhvillohet, nevojat e tij/saj do të ndryshojnë. Ju do të mësoni më shumë për atë që ai/ajo ka nevojë dhe se si ju mund t’i përmbushni këto nevoja. Loja: si ndodh zhvillimi i fëmijësNë vitet e para, mënyra kryesore e fëmijës suaj për të mësuar dhe zhvilluar është përmes lojës. Loja është argëtim për fëmijën tuaj dhe i jep atij/asaj mundësin për të eksploruar, vëzhguar, eksperimentuar, zgjidhur problemet dhe mësuar nga gabimet e tij/saj. Për ta bërë këtë, ai/ajo do të ketë nevojë për mbështetjen dhe inkurajimin tuaj. Por është e rëndësishme të përpiqeni të gjeni një ekuilibër midis ndihmës së fëmijës tuaj dhe ta lini atë t’i provojë gjërat e tij/saj, që do të thotë se ai/ajo ndonjëherë mund të bëjë gabime. Vetëdijesimi për veten dhe mënyrën si funksionon bota është një pjesë e madhe e të mësuarit të fëmijës suaj. Shumë kohë e kaluar duke luajtur, duke folur, duke dëgjuar dhe duke bashkëvepruar me ju e ndihmon fëmijën tuaj t’i mësojë aftësitë që ai/ajo ka nevojë për jetë. Këto aftësi e përfshijnë komunikimin, të menduarit, zgjidhjen e problemeve, lëvizjen dhe të qenit me njerëzit dhe fëmijët e tjerë. Duhet të theksohet se prindërit dhe kujdestarët duhet të angazhohen në spektrin e plotë të aktiviteteve të lojës, pavarësisht nga gjinia e fëmijës pasi kjo do ta lehtësojë zhvillimin e aftësive holistike te fëmija. Loja është një ndërtues i madh i marrëdhënieve. Kalimi i kohës duke luajtur me fëmijën tuaj dërgon një mesazh të thjeshtë — ti je i rëndësishëm për mua. Ky mesazh e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë se kush është ai/ajo dhe ku përshtatet në botë. Gjërat tjera që e formojnë zhvillimin e fëmijësGjenet e fëmijës suaj dhe faktorë të tjerë si ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, shëndeti dhe lagja ku jetoni, gjithashtu kanë një ndikim të madh në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës suaj. Ushqimi i shëndetshëm Fëmija juaj mëson për zgjedhjet e ushqimit nga ju, kështu që mënyra më e mirë për ta ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë zakone të shëndetshme të ushqimit është që ta lejoni atë të shohë sesi ju vetë e përgatitni, hani dhe të shijoni ushqimin e shëndetshëm. Prindërit dhe kujdestarët duhet gjithashtu ta mbajnë mend se kërkesat ushqyese të të gjithë fëmijëve janë të njëjta pavarësisht nga gjinia. Aktiviteti fizik Shëndeti Por kushtet kronike ose afatgjate mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës suaj. Këto përfshijnë aftësi të kufizuara zhvillimore dhe të mësuarit si shurdhimi, verbëria ose çrregullimi i spektrit të autizmit, si dhe kushtet si fibroza cistike, kanceri ose paraliza cerebrale. Nëse fëmija juaj ka sëmundje kronike, është mirë të bisedoni me mjekun tuaj, infermieren ose specialistin tjetër mjekësor — për shembull një pediatër. Këta profesionistë shëndetësorë mund t’ju tregojnë se si gjendja e fëmijës suaj mund të ndikojë në zhvillimin dhe se si mund ta përkrahni më së miri fëmijën tuaj. Prindërit dhe kujdestarët duhet gjithashtu të kujtojnë se të gjithë fëmijët kërkojnë shërbime shëndetësore cilësore, të shpejta dhe profesionale, pavarësisht nga gjinia. Fqinjësia dhe bashkësia lokale Zhvillimi me ritme të ndryshmeFëmijët rriten dhe zhvillohen me ritme të ndryshme. Disa prindër shqetësohen kur fëmija i tyre do të ecë, ndërsa të tjerët shqetësohen kur do të shfaqen dhëmbët e parë të foshnjës së tyre. Shumica e aftësive zhvillohen në të njëjtën mënyrë, por mosha që ato ndodhin mund të ndryshojnë edhe për fëmijët në të njëjtën familje. Nëse pyeteni se a është vallë zhvillimi i fëmijës suaj “normal”, mund të ndihmojë të mbani mend se zhvillimi është i ndryshëm për çdo fëmijë. Për shembull, mosha tipike e moshës për fëmijët që të fillojnë të ecin është 8-18 muaj. Pra, nëse fëmija juaj nuk ecën në muajin e 14, kjo është në rregull. Nëse vërtet mendoni se diçka nuk është mjaft e drejtë me zhvillimin e fëmijës suaj, besoni instinktin tuaj. Vizitoni mjekun ose infermieren tuaj. Të jesh prindNëse jeni duke rritur një fëmijë si prind, gjysh, kujdestar farefisnore ose prind birësues, ju jeni gjithmonë duke mësuar. Ne të gjithë bëjmë gabime dhe mësojmë përmes përvojës. Kjo është në rregull të ndjeheni të sigurt në lidhje me atë që ju e dini. Dhe është gjithashtu në rregull të pranoni që nuk e di dhe të bëni pyetje. Shëndeti juaj fizik dhe mendor është një pjesë e rëndësishme e rritjes së fëmijës. Mirëpo me gjithë fokusin në kujdesin e një fëmije apo foshnje, shumë prindër dhe kujdestarë harrojnë ose dalin jashtë kohe për t’u kujdesur për veten e tyre. Duke u kujdesur për veten do t’ju ndihmojë me mirëkuptimin, durimin, imagjinatën dhe energjinë që ju nevojitet për ta rritur fëmijën tuaj.
|