Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me foshnjën (mosha 3-6 muaj)

Në moshën 3-6 muaj, foshnjat gjithnjë e më shumë përpiqen të flasin në mënyrë aktive me njerëzit rreth tyre, por gjithashtu gjithnjë e më shumë duhet t’i ndajnë interesat e tyre dhe gatishmërinë për të komunikuar me të tjerët - për t’’ angazhuar të tjerët në bisedë.
Body

Për shembull, kur foshnja ju buzëqesh, dëshiron që ju t’ia ktheni buzëqeshjen. Kur foshnja dërdëllinë/gugatë, në fakt dëshiron që ju t’i përgjigjeni dhe të merrni pjesë në këtë bisedë. Kur e njihni dhe i përgjigjeni këtij lloji të nevojave, foshnja ndihet sigurt dhe kupton që: ju po e kuptoni atë, që ka aftësi të thotë atë që ka nevojë dhe se është e rëndësishme për ju. Kështu, foshnja forcon lidhjen emocionale me ju dhe bëhet gjithnjë e më i gatshëm për të eksploruar botën përreth dhe për të përmirësuar aftësitë e veta.

Çfarë mund të bëni për të forcuar lidhjen emocionale mes jush dhe foshnjës në këtë moshë:

  • Vëreni fëmijën në prehër në mënyrë që të shikoni njëri-tjetrin në sy. Flisni butësisht me të, shikojeni butësisht dhe me buzëqeshje. Mbani kontaktin me sy - pamja në sytë tuaj duhet të jetë e butë dhe e qeshur. Përgjigjuni reagimeve të foshnjës me buzëqeshje dhe fjalë;
  • Tregoni foshnjës për atë që po bëni ndërsa bëni gjërat e zakonshme nëpër shtëpi. Tingulli i zërit tuaj do ta qetësojë foshnjën;
  • Kur foshnja përpiqet të “bisedojë” - duke nxjerrë tinguj të ndryshëm - tregoni se po e dëgjoni. Buzëqeshni, tundni kokën, zgjeroni sytë. Bëni pyetje, flisni, tregoni habi. Përgjigjja juaj do ta inkurajojë foshnjën të flasë më tej;
  • Kur foshnja është e mërzitur, ndihmojeni të qetësohet. Përqafoni foshnjën, flisni me të butësisht, vendosni muzikë të qetë dhe relaksuese.