Sinjalet e bebes dhe fëmijëve: në fotografi

Sinjalet e bebes: 'Dua vëmendje'
Body

Sinjalet e bebes: 'Dua vëmendje'

Kontakti me sy është një nga mënyrat që bebja juaj përpiqet t'ju tregojë se po kërkon vëmendjen tuaj.

Bebi juaj mund të kthejë kokën dhe t'ju shikojë nëse dëshiron vëmendje.

Ai mund të zgjasë duart, të qajë, të belbëzojë ose të grindet për të tërhequr vëmendjen tuaj.

 Sinjalet e bebes: "Kam nevojë për një pushim ose ndryshim të aktivitetit"

Bebi do të kthejë kokën në anën tjetër, në rast dëshiron të pushojë ose të bëjë një aktivitet ndryshe.

.

Bebi juaj do të harkojë shpinën pas ose të qajë në rast se ka nevojë për të pushuar.

Nëse bebi juaj ka nevojë për pushim, provoni ta vendosni në dysheme për të luajtur ose në shtrat nëse është koha e gjumit.

 

Shenjat se bebi është i lodhur

Në rast se bebi juaj po fërkon sytë, bën lëvizje të shpejta të duarve dhe këmbëve,  janë shenja që ju tregojnë se ai ndihet i lodhur. 

Fëmijët më të rritur mund të grinden, të qajnë dhe të kërkojnë vëmendje.

Provoni t'a qetësoni dhe vini në gjumë duke e vendosur atë në shtrat.