Rutinat pozitive të gjumit

Pikat kryesore: Rutina pozitive e gjumit mund të qetësojë dhe rehatojë fëmijën tuaj në 20 minuta ose më shumë para fjetjes. Një rutinë e gjumit përfshin kryerjen e aktiviteteve të ngjashme në mënyrë të ngjashme çdo natë. Këto aktivitete mund të përfshijnë dushin, larjen e dhëmbëve dhe leximin. Nëse fëmija juaj është duke u vendosur për të fjetur më vonë se koha që dëshironi ju, filloni rutinën pak më herët për disa ditë, gradualisht duke lëvizur drejt kohës tuaj të preferuar.
Body

Rutina pozitive e gjumit: çfarë është dhe si mund të ndihmojë ajo?

Rutina pozitive e gjumit përfshin fëmijën tuaj duke kaluar nëpër disa aktivitete të pëlqyeshme rreth 20 minuta para gjumit.

Një rutinë e mirë e gjumit ndihmon në rehatinë dhe qetësimin e fëmijës suaj, kështu që ai/ajo është gati për gjumë. Gjithashtu e ndihmon fëmijën tuaj të zhvillojë zakone të mira të gjumit tani dhe në të ardhmen.

Pa një rutinë të mirë të gjumit, mund të jetë e vështirë për një fëmijë të vendoset për të fjetur.

Nëse jeni duke punuar në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për kohën e gjumit të foshnjës ose fëmijës suaj të vogël, rutinat pozitive të gjumit do të ndihmonjë. Profesionistët e shëndetit të fëmijëve pothuajse gjithmonë do të rekomandojnë një rutinë pozitive të gjumit, nëse jeni duke përdorur strategji të sjelljes si qetësimi i kontrolluar ose stërzgjatja e vënies së fëmijës në gjumë.

Si duket rutina pozitive e gjumit

Një rutinë e gjumit mund të përmbajë mjaft aktivitete. Çelësi është që të bëni aktivitete të ngjashme në të njëjtën mënyrë çdo natë, duke filluar rreth 20 minuta para gjumit të fëmijës suaj.

Shumica e rutinave të gjumit përfshijnë detyra para se të shkohet në shtrat siç është dushi dhe larja e dhëmbëve, si dhe aktivitete të qeta dhe të kënaqshme si leximi i një libri ose dëgjimi i ndonjë tregimi. Qëllimi është që të ruhet atmosfera e qetë dhe pozitive, duke përdorur vëmendje pozitive dhe lavdërim.

Ja një shembull i një rutine të gjumit që mund të fillojë pas darkës dhe banjës:

  • Fëmija juaj luan në heshtje për 15-20 minuta — kjo mund të përfshijë leximin me ju.
  • Ju dhe fëmija juaj shkoni në dhomën e gjumit.
  • Ju dhe fëmija juaj keni një përqafim të shkurtër dhe puthje.
  • Ju e vendosni fëmijën tuaj në shtrat.

Në fund të “periudhës pozitive” 20 minutëshe, i thoni natën e mirë fëmijës suaj. Kjo është koha për të qenë i sigurt, nëse fëmija juaj reziston. Potenconi qartë se tani është koha për gjumë, pastaj largohuni nga dhoma menjëherë.

Fillimi: zgjedhja e kohës së gjumit

Ju mund të keni në mendje një kohë ideale për gjumë - diku mes orës 19:00 dhe 20:00 pasdite shpesh funksionon në rastin e fëmijëve të vegjël.

Mirëpo kur keni të bëni me zgjidhjen e problemeve, është më mirë të filloni me kohën e gjumit që është më afër me periudhën, kur fëmija juaj zakonisht bie të fle. Kjo e rrit mundësinë që rutina e gjumit të bëhet e lidhur fort me kohën e fjetjes për fëmijën tuaj. Për shembull, nëse vëreni se fëmija juaj përfundimisht fle rreth orës 21:00 në mbrëmje, filloni me këtë si një kohë gjumi të përkohshëm.

Lëvizja e kohës së gjumit të fëmijës tuaj drejt kohës ideale të gjumit

Rreth një javë pasi ta filloni rutinën pozitive të gjumit, mund të filloni gradualisht të shtyni gjumin e fëmijës suaj.

Kjo përfshin shkuarjen në shtrat rreth 15 minuta më herët për disa ditë. Ju vazhdoni ta bëni këtë derisa ta arrini kohën ideale të gjumit për fëmijën tuaj.

Për shembull, fëmija juaj ka rënë në gjumë në orën 21:00 në mbrëmje, por ju doni ta vendosni në ora 20:00. Ja se çfarë duhet të bëni:

  1. Filloni duke vënë fëmijën tuaj në shtrat në orën 20:45.
  2. Bëni këtë për dy netë.
  3. Shtyni gjumin më herët në ora 20:30 për dy netët e ardhshme.
  4. Vazhdoni këtë proces gradual “të përshtatjes”, derisa fëmija juaj të shkojë në shtrat në kohën që ju e dëshironi.

Ky ndryshim mund të marrë disa javë, por një rutinë pozitive e gjumit do ta përmirësojë zgjidhjen e problemeve, do të zvogëlojë numrin sa herë fëmija juaj ju thërret gjatë natës, dhe do të shpijë në marrëdhënie më të mira prind-fëmijë.