Gjumi i foshnjave: nga 2 deri në 12 muaj

Shumica e foshnjave nën gjashtë muaj kanë ende nevojë për ushqim dhe ndihmë për t’u rehatuar gjatë natës. Derisa rriten, foshnjat kanë nevojë për më pak gjumë. Gjumi i tyre ndodh më shumë natën. Zhvillime tjera, si zvarritja dhe ankthi i ndarjes, mund të ndikojnë në gjumin dhe rehatinë e foshnjave gjatë gjashtë muajve.
Body

Si ndryshon gjumi i foshnjës nga 2 në 12 muaj

Përderisa rriten, foshnjat:

  • flenë më pak gjatë ditës
  • rrinë zgjuar për më gjatë mes dy fjetjeve
  • flenë më gjatë dhe zgjohen më pak gjatë natës  
  • kanë nevojë për më pak gjumë në përgjithësi.

Kur foshnjat janë 2-3 muajsh: çfarë duhet të prisni nga gjumi i foshnjës

Në këtë moshë, foshnjat flenë gjatë ditës dhe natës. Ata/ato flenë për rreth 16 orë në çdo 24 orë.

Foshnjat flenë në cikle që zgjasin rreth 40 minuta. Foshnjat lëvizin përreth dhe murmurisin gjatë gjumit aktiv dhe flenë thellë gjatë gjumit të qetë. Kur janë rreth 2-3 muajsh, foshnjat fillojnë t’i zhvillojnë modelet e gjumit natën dhe ditën. Kjo do të thotë se ata/ato kanë tendencë të fillojnë të flenë më shumë gjatë natës.

Kur janë rreth 3 muajsh: çfarë duhet të prisni nga gjumi i bebes

Kur janë rreth tre muajsh, gjumi i foshnjave ndryshon në ciklet më të gjata të gjumit të lehtë, gjumit të thellë dhe gjumit me ëndrra. Këto ndryshime mund të nënkuptojnë më pak  zgjim dhe nevojë për rregullim gjatë gjumit.

Në këtë moshë, foshnjat mund të kenë rregullisht gjumë më të gjatë natën – për shembull, rreth 4-5 orë.

Foshnjave u duhen ende rreth 16 orë gjumë në çdo 24 orë.

Kur janë 3-6 muajsh: çfarë duhet të prisni nga gjumi i foshnjës

Në këtë moshë, foshnjat kanë nevojë për 14-16 orë gjumë çdo 24 orë.

Foshnjat mund të fillojnë të lëvizin drejt një modeli prej 2-3 fjetje gjatë ditës deri në dy orë për çdo fjetje.

Gjumi i natës është më i gjatë në këtë moshë. Për shembull, foshnjat mund të kenë gjumë të gjatë për gjashtë orë natën, kur janë gjashtë muajsh.

Por mund të presësh që foshnja jote të zgjohet të paktën një herë çdo natë.

Kur janë 6-12 muajsh: çfarë duhet të prisni nga gjumi i bebes

Foshnjat flenë më pak kur rriten. Në kohën kur foshnja juaj është një vjeç, ndoshta do të ketë nevojë për 12-16 orë gjumë çdo 24 orë.

Gjumi gjatë natës

Nga rreth gjashtë muaj, shumica e foshnjave flenë më gjatë natën.

Shumica e bebeve janë gati për shtrat midis orës 18:00 dhe 20:00. Atyre zakonisht iu duhen më pak se 30 minuta për të fjetur, ndonëse rreth 1 në 10 foshnja iu duhet më shumë kohë për t’i zënë gjumi.

Në këtë moshë, ciklet e gjumit të foshnjës janë më afër atyre të gjumit të të rriturve – që do të thotë se janë më pak të zgjuar gjatë natës. Kështu, foshnja mund të mos të zgjohet gjatë natës ose mund të zgjohet më rrallë.

Deri në muajin e tetë, shumica e foshnjave mund të bien në gjumë pa ndihmën e prindit. Të tjerë vazhdojnë të zgjohen nëse kanë nevojë për ndihmë për ta vazhduar gjumin, ose nëse ende ushqehen me gji ose me shishe gjatë natës

Gjumi gjatë ditësNë këtë moshë, shumica e foshnjave ende flenë 1-2 herë gjatë ditës. Këto dremitje zakonisht zgjasin 1-2 orë. Disa foshnja flenë më gjatë, por deri në një të katërtën e foshnjave flenë për më pak se një orë.

Si ndikojnë modelet e gjumit të të rriturve tek foshnjat 

Shumica e prindërve të foshnjave nën gjashtë muaj çohen edhe më tej natën për t’i ushqyer dhe për t’i sistemuar foshnjat e tyre. Për shumë prej tyre, kjo dukuri vazhdon pas gjashtë muajve.

Disa prindër e konsiderojnë se kjo gjë është në rregull për sa kohë që kanë mbështetje të mjaftueshme dhe mund të kompensojnë gjumin herëve të tjera. Për të tjerët, të çohesh natën gjatë një kohe të gjatë ka ndikim serioz mbi ta dhe mbi jetën e tyre familjare.

Cilësia e gjumit mund të ndikojë në shëndetin dhe gjendjen tuaj shpirtërore.

Të jesh i rraskapitur mund ta bëjë të vështirë t’i kushtosh vëmendje pozitive foshnjës gjatë ditës. Marrëdhënia juaj me foshnjën tuaj dhe koha dhe vëmendja që ia kushtoni gjatë ditës mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjumit të foshnjës.

Është një cikël që nuk është i mirë për ju ose foshnjën tuaj – kështu që ia vlen të bëni diçka për të.

Nëse jeni të shqetësuar për gjumin e foshnjës tuaj, ka strategji që mund t'i përdorni për t’i ndryshuar modelet e gjumit të foshnjës tuaj. Nëse i keni provuar këto strategji dhe gjërat nuk janë përmirësuar, ose vështirësitë kanë filluar t'ju shqetësojnë, kërkoni ndihmë profesionale për gjumin e foshnjës. Ka mënyra për t'u siguruar që të gjithë flenë mjaftueshëm.