“Rrahja e alarmit”: lojë rutinë në mëngjes

Përgatitja e fëmijëve tuaj për shkollë ose për ta lënë shtëpinë mund të jetë një sfidë. “Rrahja e alarmit” është një lojë rutinë argëtuese e mëngjesit që i inkurajon ata të bashkëpunojnë.
Body

Rreth lojës “Rrahja e alarmit”

Loja “Rrahja e alarmit” funksionon sepse e shpërblen fëmijën tuaj për të qenë me kohë dhe gati në mëngjes.

Derisa e futni këtë lojë në rutinën tuaj të mëngjesit dhe e luani me fëmijën tuaj, lavdërimi i fëmijës tuaj do t’i ndihmojë gjërat të ecin mbarë. Kur fëmijët marrin lavdërime për sjelljen e mirë ose për atë që dëshironi të bëni, ata ka të ngjarë të duan të vazhdojnë të sillen në atë mënyrë.

Si ta bëni “Rrahjen e alarmit” pjesë të rutinës suaj të mëngjesit

1. Shpjegoni lojën
Shpjegoni se doni të prezantoni një lojë të quajtur “Rrahja e alarmit” për t’ju ndihmuar të përgatiteni në mëngjes. Zgjidhni një zile dhe tregojini fëmijës tuaj. Mund të përdorni alarmin e orës ose telefonit tuaj.

2. Planifikoni së bashku rutinën tuaj të mëngjesit
Flisni me fëmijën tuaj se si të dy do të donit që të përmirësohej rutina e mëngjesit. Pajtohuni për një “kohë kur duhet të jeni të gatshëm” - fëmija juaj duhet të jetë gati për shkollë në këtë kohë.

Së bashku, shkruani një listë të detyrave që fëmija juaj duhet t’i bëjë në mëngjes. Me fëmijët më të vegjël, ju bëni shkrimin, por mund t’i kërkoni që t’ju ndihmojnë ta vizatoni një figurë për secilën detyrë në listë. Shpjegoni se çfarë detyrash prisni që fëmijët të bëjnë vetë dhe me cilat detyra do ta ndihmoni.

Lista mund të duket diçka si kjo:

  • Ha mëngjes.
  • Vishu.
  • Laji dhëmbët, laje fytyrën dhe laji flokët.
  • Përgatit çantën e shkollës.
  • Vish xhaketë, kapelë, këpucë.

Kur keni një listë me të cilën pajtoheni të dy, vendoseni aty ku fëmija juaj mund ta kontrollojë gjatë mëngjesit.

3. Vendosni për shpërblimet dhe pasojat
Shpjegojini fëmijës tuaj se çfarë do të ndodhë nëse ai është gati në kohë dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk është.

Përgatitni një tabelë të thjeshtë për ta ndjekur suksesin me shënjimet ose fletët ngjitëse. Ju mund të vendosni se sa shënjime ose fletë ngjitëse i duhen fëmijës tuaj për një shpërblim. Në fillim, mund të vendosni që një shënjim ose fletë ngjitëse të jetë e barabartë me një shpërblim.

Zgjidhni disa shpërblime të veçanta, nëse fëmija e kryen detyrën para rrahjes së alarmit. Aktivitetet me nënën ose babanë janë shpërblimet më efektive.

Zgjidhni disa pasoja të përshtatshme për të mos qenit gati. Këto mund të përfshijnë moslejimin për të parë televizor, ose shkuarjen në shtrat 10-15 minuta më herët.

4. Provoni lojën
Në mëngjesin tuaj të parë me “Rrahja e alarmit”, vendosni kohëmatësin dhe lini fëmijën tuaj në aktivitet. Bëjani me dije se ju keni vendosur “alarmin” dhe tani varet nga ai/ajo.

Kujdesuni që fëmija juaj të jetë i pavarur dhe i përgjegjshëm. Lavdërojeni dhe inkurajoni atë - për shembull, “Po te ec mirë” ose “Vazhdo kështu”. Por shmangni dhënien e përkujtuesve dhe udhëzimeve në lidhje me detyrat - kjo thjesht do t’ju çojë përsëri në bezdi dhe ngatërresa.

Nëse fëmija juaj i kryen të gjitha detyrat deri në kohën kur bie zilja, ai/ajo fiton - dhe merr shënimin ose afishen në tabelën e saj.

Nëse fëmija juaj nuk është gati kur bie alarmi

Ja çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj nuk është gati kur koha e tij të ketë përfunduar:

  • Me qetësi bëjani me dije fëmijës suaj se zilja është dëgjuar dhe bëjeni gati për të shkuar.
  • Kujtojani fëmijës tuaj se mund të provojë përsëri mëngjesin tjetër.
  • Vazhdoni me pasojat për të cilat keni vendosur.

Inkurajoni fëmijën tuaj ta kontrollojë listën në vend që t’i tregoni atij/asaj se çfarë të bëjë tjetër. Kjo do ta ndihmojë atë të bëhet më i/e pavarur. Gjithashtu e zvogëlon bezdisjen tuaj.

Hapat e ardhshëm të aktivitetit “Rrahja e alarmit”

Kur gjërat fillojnë të shkojnë mirë për një ose dy javë, filloni t’i hiqni gradualisht shpërblimet gjatë 3-4 javëve të ardhshme. Fëmija juaj mund të ketë nevojë të jetë në kohë dy, tre, katër, pastaj pesë ditë rresht për të fituar shpërblimin (secilën herë bëjeni shpërblimin pak më të madh). Pastaj bëni shpërblimet një surprizë. Fëmija juaj nuk do ta dijë kur ofrohet një shpërblim - kjo ndodh vetëm herë pas here.

Me kalimin e kohës, fëmija juaj mund ta ketë të lehtë ta kryejë detyrën para se të bie alarmi. Edhe kur fëmija juaj rregullisht të jetë gati në kohë, lavdërojeni herë pas here për ta mbajtur të motivuar.