Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me foshnjën (mosha 6-9 muaj)

Mbi moshës gjashtë mujore, foshnja veç më është shumë e aftë për të bërë biseda dhe dëshiron të përmirësohet më tej, por edhe për t’i përdorë këto aftësi për të njohur botën rreth tij/saj.
Body

Për shembull, foshnja do të dërdëllis dhe do të përdorë në mënyrë aktive tinguj të ndryshëm, do të eksplorojë duke bërë tinguj të rinj, do të imitojë ato që bëni ju. Përveç kësaj, foshnja do të përpiqet të përdorë aftësitë motorike për t'ju treguar se jeni i rëndësishëm për të dhe se ka nevojë për afërsinë tuaj. Me anë të kontaktit dhe aktiviteteve të përbashkëta, foshnja: do t'ju shtrijë dorën, do të përpiqet t'ju "arrij", do të zvarritet pas jush. Në këtë moshë, zakonisht rreth muajit të tetë, foshnja do të shfaqë siklet në kontakt me të huajt dhe mund të protestojë fort kur mbahet nga ose lihet me dikë që nuk është familjarizuar/ panjohur për të. Frika nga të “panjohurit” është moment i rëndësishëm dhe i zakonshëm në zhvillimin emocional të fëmijës, si dhe është tregues që foshnja e percepton marrëdhënien me ju si shumë të rëndësishme dhe të ndryshme nga të gjithë të tjerët.

Ja çfarë mund të bëni për të forcuar lidhjen emocionale mes jush në këtë moshë të foshnjës:

  • gjithmonë përgjigjuni kur foshnja lëviz drejt jush ose përpiqet t'ju arrijë. Nëse menjëherë nuk mund ta merrni ose ta përkëdhelni, atëherë buzëqeshni dhe flisni me butësi ("Doni të ju mbajë më krahë? Buukuuuuur. Sapo t’më lejoni ti vendos rrobat në lavatriçe, do të ju përqafoj”);
  • emërtoni - përshkruani me fjalë atë që foshnja përjeton, bën dhe ndjen. Përsëriteni këto fjalë në mënyrë që foshnja të kuptojë domethënien e tyre (ndërsa e lani, p.sh.: “A po bëni banjë, po! A ju pëlqen të laheni?"). Njohja me fjalët e reja, emrat e gjërave dhe dukurive, zgjeron fjalorin dhe e ndihmon fëmijën të kuptojë në mënyrë aktive botën për rreth. Përvoja e të kuptuarit se çfarë ndjen ose bën fëmija juaj forcon lidhjen emocionale mes jush;
  • përsëritni tingujt që nxjerr foshnja. Shumë shpesh, këta tinguj janë rrokje (p.sh. ma-ma-ma; ba-ba, etj). Duke përsëritur "fjalët” e foshnjës, do ta inkurajoni që të vazhdojë të flasë me ju dhe në këtë mënyrë të përmirësojë aftësitë komunikuese. Përvoja e të qenit i pranuar dhe i inkurajuar do të forcojë lidhjen tuaj;
  • luaj kukafshehthi/ peekaboo me foshnjën. Fshihni fytyrën pas duarve dhe pastaj tregojani përsëri foshnjës duke buzëqeshur. Kjo do të ndihmojë foshnjën të kuptojë se ju ekzistoni edhe kur nuk mund t’ju shohë.