Ju nuk mund ta llastoni foshnjën!
Në muajt e parë të jetës së fëmijës, janë të mëdha nevojat e foshnjës për kontakt me ju (si zëri ashtu edhe prekja). Duke iu përgjigjur atyre, nuk do të krijoni zakone të këqija, përkundrazi - do t’i jepni fëmijës një ndjenjë familjariteti, parashikueshmërie, gjë që do të rezultojë në qetësim. Nëse i përgjigjeni me qetësi dhe vazhdimisht nevojave të fëmijës suaj, foshnja mëson se ai/ajo mund të jetë i/e sigurt, i/e rehatshme dhe fillon t’ju besojë.
Body
Foshnjat, të cilët ende nuk e kanë përvojën e përgjigjes së vazhdueshme dhe të qartë ndaj nevojave të tyre, mësohen se nuk janë mjaftueshëm të aftë për t’i shprehur kërkesat dhe se kujdestarëve të tyre nuk mund t’u besohen. Injorimi i fëmijës që qan ose që është i mërzitur nuk do ta ketë efektin e pritur. Foshnja mund ta ndërpresë të qarin vetvetiu, përderisa ka qenë i injoruar, do të jetë tepër i frikësuar sepse është lënë të qetësohet më vete, ndonëse ai/ajo thjesht ende nuk di se si ta bëjë këtë. Prandaj:
|