Lëreni fëmijën tuaj ta drejtojë lojën: fëmijët 0-6 vjeç

Ndjekja e shembullit të fëmijës suaj është një veprim i mirë, sepse ai/ajo mëson më shumë kur ka interes për aktivitetin ose lojën që po luan. Ju nuk keni nevojë të bëni ndonjë gjë të veçantë, përveçse ta lini veten të drejtohet nga fëmija juaj. Loja e drejtuar nga fëmijët fillon me evidentimin e fushës së interesit të fëmijës dhe ndjekja e saj.
Body

Loja e drejtuar nga fëmija: Pse është e mirë për fëmijët e vegjël

Kur një lojë drejtohet nga fëmija, do t ëthotë që ju do të veproni sipas udhëzimeve që ju jep ai/ajo. pra, do të thotë që ti shikon fëmijën dhe vepron sipas komandave që të  jep dhe veprimeve që bën për ta mbajtur vëmendjen e tij/saj në lojë edhe më gjatë.

Të drejtohesh në lojë nga fëmija juaj është mirë, sepse ai/ajo mëson më shumë kur është i interesuar për aktivitetin që po kryen. Duke ndjekur shembullin e fëmijës në lojë, mund të përfitoni për të mësuar gjërat që i interesojnë atij/asaj dhe të ndikoni që të mësojë diçka të re nëpërmjet kësaj loje.

Gjithashtu, kur fëmija juaj drejton,ai/ajo zhvillon aftësitë e komunikimit dhe mëson si ndikon në gjërat dhe njerëzit që e rrethojnë.

Çfarë duhet të dini për lojëra e drejtuara nga fëmijët

Ju nuk keni nevojë për ndonjë pajisje të veçantë për lojërat e drejtuara nga fëmijët.

E gjitha çfarë do të bëni është të ndiqni gjithçka që fëmija juaj për të cilën shfaq interes në atë kohë. Bëhet fjalë për një lodër ose një objekt në mjedis, si një zog apo një makinë zjarrfikëse. Mund të jeni ju vetë me të cilin fëmija do të merreth, mimika, gjestet apo imitimet qesharake që po bëni së bashku. 

Si të ndiqni në lojë shembullin e fëmijës tuaj

  • Filloni duke dalluar se për çfarë shfaq interes fëmija juaj. Mund të jetë diçka me të cilën ai po luan, një top, ose diçka që ai po bën, si p.sh.: të pllaqurisë këmbët në një pellg me ujë.  Fëmijët 3-6 vjeç fillojnë të kenë interesa që zgjatin më shumë në kohë -p.sh.: për dinosaurët, zjarrfikëset, macet ose për muzikën- pra, për të gjitha llojet e gjërave.
  • Pyeteni fëmijën tuaj nëse mund t’i bashkoheni në lojën e tij/saj.
  • Vazhdoni të luani me lojën që po luan fëmija juaj. Nëse ju hedh një top për t akapur, priteni dhe hidhjani fëmijës që ta presë. Qëndroni të përqendruar në lojë. Mos e shpërqendroni fëmijën ose mos ia ndryshoni rrjedhën e lojës.  Nëse fëmija juaj po ndërton një kështjellë me kuba, sepse ndërtimi i tyre është fusha e tanishme e interesit të tij/saj, ju mund ta shikoni dhe të filloni të ndërtoni së bashku me të, ose t'i jepni kuba njëri pas tjetrit.
  • Pyeteni ose jepni komente rreth asaj që po bëni - për shembull, "Ndërtuam një kështjellë të madhe. Kush munds të jetojë këtu?'. Jepini fëmijës suaj kohë të përgjigjet.
  • Nëse fëmija nis një një loje të re, lëreni të jetë udhëheqësi. Për shembull, nëse ai ndalon së hedhuri topin dhe fillon të luajë me kuba, edhe ju ndiqeni pas në lojën me kuba.

Përshtatni lojërat që mund të drejtohen nga fëmijët e vegjël

Edhe fëmijët fare të vegjël mund të drejtojnë një lojë. Ju mund të ndiqni drejtimin e shikimit të fëijës suaj për të kuptuar se çfarë po i intereson të kapë ose të luajë.

Për shembull, 'A është tezja ajo që është ulur te divani? Çfarë po bën ajo? Po të përshëndet (bën) me dorë?'. Nëse fëmija juaj reagon me gugatje apo vazhdoni të flisni sikur jeni duke biseduar.

Nëse shihni se fëmija juaj po zgjatet drejt një lodre, p.sh.: rake, afrojeni pranë saj dhe lërini të përpiqet ta mbajë ose ta tundë.