Pse është e rëndësishme loja
Rëndësia e lojës Loja është shumë e rëndësishme në mësimin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj. Kur fëmija juaj luan, i jep asaj shumë mënyra dhe kohë të ndryshme për të mësuar dhe rritur. Loja gjithashtu e ndihmon fëmijën tuaj:
Fëmija juaj do të dojë të luajë me ju, por ndonjëherë ai mund të preferojë të luajë vetë. Ai thjesht mund të dëshirojë që ju t’i jepni ide dhe ta njoftoni se si po shkojnë lojërat e saj. Ndonjëherë aimund të dëshirojë të luajë me fëmijë të tjerë. Shikoni fëmijën tuaj dhe ndiqni shembullin e tij! Lloje të ndryshme të lojës Loja e pastrukturuar dhe e lirë është lloji më i mirë i lojës për fëmijët e vegjël. Kjo është lojë që thjesht ndodh, në varësi të asaj që ia tërheq interesin fëmijës tuaj në atë kohë. Loja e lirë nuk është planifikuar dhe i mundëson fëmijës suaj ta përdorë imagjinatën e tij dhe të lëvizë me ritmin e tij. Shembuj të lojës së pastrukturuar mund të jenë:
Ju mund të mbështesni lojën e pastrukturuar të fëmijës tuaj duke i vënë në dispozicion materialet e lojës (këto nuk kanë pse të kushtojnë asgjë!). Ndonjëherë gjithçka që ju duhet të bëni është të drejtoni fëmijën tuaj kah grumbulli i lodrave në dysheme ose në tryezë me shkumësa dhe letra. Ndonjëherë ju mund të bëni disa sugjerime-për shembull “A luajmë kinse jemi kafshë? Çfarë pretendon të bëhesh sot?” Loja e strukturuar është e ndryshme. Është më e organizuar dhe ndodh në një kohë të caktuar ose në një hapësirë të caktuar. Shpesh udhëhiqet nga një i rritur ose është pjesë e kohërave argëtuese familjare, veçanërisht nëse e gjithë familja qëndron së bashku në shtëpi. Shembuj të lojës së strukturuar përfshijnë:
Si zhvillohet loja me fëmijën tuaj Derisa fëmija juaj rritet, mënyra se si ai luan do të ndryshojë. Këtu janë ide për çdo moshë nga foshnjat deri te fëmijët parashkollor. Foshnjat dhe të vegjlit: ide loje për ta inkurajuar zhvillimin Për foshnjat, lodra më e mirë jeni ju. Vetëm ta shikojë fytyrën tënde dhe ta dëgjojë zërin tënd është lojë për fëmijën tuaj të ri, veçanërisht nëse jeni duke buzëqeshur. Ju mund të dëshironi të provoni idetë dhe aktivitetet e mëposhtme të lojës me vogëlushin tuaj:
Koha e rregullt e barkut dhe loja në dysheme janë shumë të rëndësishme. Koha e barkut ndihmon fëmijën tuaj të zhvillojë forcën dhe kontrollin e muskujve. Gjithashtu lejon që fëmija juaj ta shohë dhe ta përjetojë botën nga një perspektivë tjetër. Fëmijët: idetë e lojës për ta inkurajuar zhvillimin Këtu janë dhënë disa ide, me të cilat fëmija juaj mund të kënaqet:
Nëse vendosni muzikën e preferuar ndërsa fëmija juaj luan, ajo gjithashtu mund të eksperimentojë me tinguj dhe ritme të ndryshme. Ju gjithashtu mund të dëshironi të këndoni, vallëzoni dhe duartrokisni së bashku me muzikën me fëmijën tuaj. Parashkollorët: ide për lojëra që inkurajojnë zhvillimin Këtu janë dhënë disa ide për ta aktivizuar mendjen dhe trupin parashkollor:
Nëse fëmija juaj nuk dëshiron të luajë Mund të ketë raste kur fëmija juaj nuk dëshiron të luajë - për shembull, ai mund të jetë i lodhur ose i mërzitur duke bërë të njëjtën veprimtari për një kohë të gjatë, ose mund të reagojë ndaj stresit në shtëpi ose në komunitetin tuaj. Kjo zakonisht nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, merrni parasysh të flisni me një profesionist shëndetësor ose edukatorin e fëmijës tuaj nëse:
|