Biseda dhe loja: foshnjat
Çfarë duhet të presësh nga të folurit dhe gjuha e foshnjës Foshnjat zhvillojnë gjuhën me ritme të ndryshme — disa mësojnë shpejt, ndërsa të tjerët mund të kenë nevojë për pak më shumë kohë. Ashtu siç foshnja juaj fillon të mësojë rreth gjuhës, ju mund ta dëgjoni atë:
Në 12-18 muaj, shumica e foshnjave i thonë fjalët e tyre të para. Por në këtë moshë, ju dhe anëtarët e tjerë të afërt të familjes mund të jeni të vetmit njerëz që e dinë se çfarë do të thonë këto fjalë! Edhe pse fjalët e foshnjës suaj ende mund të mos tingëllojnë pastër siç duhet, megjithatë ajo kënaqet dhe është e lumtur kur “bisedon” (gugat) me ju. Ajo gjithashtu pëlqen të theksojë objekte të njohura, kur i emërtoni ato. Me vitin e dytë të lindjes, foshnja juaj është bërë më mirë në të folur, por disa tinguj mund të jenë ende të vështirë për të që të thotë saktë, si shkronja “r”. Foshnja mund ta shqiptojë atë se si “v” - për shembull, kjo mund të tingëllojë se fëmija juaj është duke thënë “dova” në vend të “dora”. Inkurajimi i aftësive të të folurit është po aq i lehtë sa të dëgjosh dhe të përgjigjesh ndaj foshnjës. Ndarja e tregimeve, këngëve, vjershave — madje edhe duke folur për ditën tuaj — të gjitha do ta ndihmojnë fëmijën tuaj, ta mësojë dhe praktikojë gjuhën. Ndarja e këtyre përvojave me fëmijën tuaj gjithashtu ndihmon për ta ndërtuar marrëdhënien tuaj. Gjuha e foshnjës në shtëpi Nëse flisni gjuhën tuaj në shtëpi, fëmija juaj do të ketë një fillim të shkëlqyeshëm! Duke ju dëgjuar si flisni në atë gjuhë, do të ndërtojë një themel që në fakt më vonë e ndihmon atë ta mësojë një gjuhë të dytë (për shembull, gjuhën e komunitetit shumicë në vendin tuaj). Idetë e lojës më poshtë do të punojnë po aq mirë në gjuhën tuaj dhe do të fillojnë ta zhvillojnë ndjenjën e saj të identitetit kulturor. Ide loje për ta inkurajuar për të folur Sa më shumë fjalë që dëgjojnë fëmijët, aq më shumë fjalë mund të mësojnë. Këtu janë dhënë disa gjëra argëtuese për të bërë së bashku për të inkurajuar fjalën dhe gjuhën e foshnjës
Ndërrimi i pelenës është një kohë e mrekullueshme për disa biseda sy më sy me fëmijën tuaj. Mund të provoni të flisni, të këndoni dhe ta shikoni fytyrën e foshnjës derisa ia ndërroni pelenat. Shqetësimet rreth të folurit të foshnjës Nëse keni shqetësime rreth zhvillimit të gjuhës së fëmijës suaj - për shembull, foshnja juaj nuk gugat ose nuk duket se ju dëgjon juve ose kur të tjerët flasin - është ide e mirë të bisedoni me mjekun familjar.
|