Të folurit dhe dëgjimi i fëmijëve të moshës parashkollore

Pikat kryesore: Parashkollorët duan të përdorin aftësitë e tyre gjuhësore për të kuptuar dhe shpjeguar botën e tyre. Fëmijët parashkollorë kanë filluar të përdorin fjalë për të përshkruar ndjenjat. Ata gjithashtu mund të përdorin fjali më të gjata dhe të tregojnë histori më të gjata. Kur fëmija juaj po flet, tregojini asaj që po dëgjoni. Dhe nxiteni atë të dëgjojë dhe të kthehet me radhë në bisedë.
Body

Të folurit dhe dëgjimi i parashkollorëve: çfarë të presësh

Në moshën 3-5 vjeçare, mund të dëgjoni shumë biseda dhe pyetje nga parashkollori juaj. Kjo është për shkak se fëmijët e moshës parashkollore:

  • duhet t’i praktikojnë fjalët e reja, tinguj e të folurit dhe aftësi gjuhësore
  • janë të magjepsur vazhdimisht nga bota përreth tyre
  • mësojnë duke folur me njerëz që dinë më shumë se ata.

Dëgjimi i parashkollorit tuaj

Kur i tregoni fëmijës tuaj se jeni duke dëgjuar, ia dërgon mesazhin se ajo që fëmija juaj po mendon dhe thotë është e rëndësishme për ju.

Ja se si të dëgjoni - dhe tregoni fëmijës tuaj se po e dëgjoni:

  • Ndaloni atë që jeni duke bërë dhe kushtojini vëmendje fëmijës tuaj sa herë që të keni mundësi.
  • Zbritni në nivelin e fëmijës tuaj dhe bëni kontakt me sy.
  • Përshtateni gjuhën e trupit të fëmijës suaj. Kjo mund t’ju tregojë shumë. Për shembull, fëmija juaj mund të dridhet nga zemërimi ose të kërcejë lart e poshtë me kënaqësi.
  • Kur fëmija juaj ju thotë diçka, përmblidheni atë që e thotë për të kontrolluar nëse e kuptoni atë që ai thotë.
  • Përdorni fraza që tregojnë se jeni të interesuar. Për shembull, mund të thuash, “Vërtetë?”, “Vazhdo”, ose “Dhe pastaj çfarë ndodhi?”
  • Bëni shenjë me kokë, buzëqeshni dhe tregohuni të dashur kur fëmija juaj flet.
  • Mundohuni të dëgjoni derisa fëmija juaj ta përfundojë tregimin e një historie.

Fëmijët parashkollorë duan të flasin dhe të tregojnë histori! Nëse nuk mund të dëgjoni për momentin, njoftoni fëmijën tuaj. Për shembull, “Ne jemi pothuajse pranë kopshtit. A dëshiron, ta përfundosh tregimin shpejt tani ose ma tregoni pjesën tjetër më vonë?” Sigurohuni që ta dëgjoni më vonë.

Biseda me fëmijën tuaj

Fëmija juaj mund të përdorë dhe kuptojë shumë fjalë, por prapëseprapë ndonjëherë mund të ketë probleme të kuptojë atë që thoni.

Këtu janë dhënë disa ide që mund t’ju ndihmojnë të flisni dhe komunikoni qartë me fëmijën tuaj të moshës parashkollore:

  • Mundohuni të thoni saktësisht atë që nënkuptoni. Fëmija juaj mund të mos i kuptojë shakatë, ekzagjerimin ose sarkazmin dhe ju mund t’ia lëndoni ndjenjat e tij.
  • Sigurohuni që gjuha e trupit tuaj dhe shprehjet e fytyrës të përputhen me atë që e thoni. Për shembull, buzëqeshni dhe bëni kontakt me sy kur i thoni fëmijës tuaj se e doni atë.
  • Nëse fëmija juaj nuk mund ta kuptojë atë që po thoni, përsëritni të njëjtin mesazh në disa mënyra të ndryshme. Për shembull, “Vendose çantën tënde në kapëse” dhe “Merre çantën tënde dhe vare atë në kapëse”.
  • Ndihmoni fëmijën tënd të mësojë “pse”, duke shpjeguar gjërat kur jeni duke folur. Për shembull, “Ne nuk ngasim biçikleta në rrugë, sepse mund të na godasë një makinë”.
  • Inkurajoni fëmijën tuaj që ta presë radhën, kur flisni së bashku. Biseda me radhë për të folur gjithashtu i ndërton aftësitë e dëgjimit të fëmijës tuaj. “Ana, është radha ime të flas. Shumë shpejt ty të vjen radha!”
  • Jepini fëmijës tuaj shumë lavdërime dhe inkurajim të veçantë për komunikimin e mirë. Për shembull, “Faleminderit që e përfundove tregimin, kur ishte koha për të ngrënë drekë”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijës suaj

Kur i merrni seriozisht pyetjet e fëmijës tuaj dhe ndani kohë për t’i dhënë një përgjigje të vërtetë, ju e inkurajoni fëmijën tuaj që të vazhdojë të bëjë pyetje. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë rreth botës.  “Hmmm, as unë nuk e di përgjigjen për këtë vetë.  Është një pyetje e vështirë. Le ta pyesim gjyshen, herën tjetër kur të flasim”.