Biseda dhe loja: parashkollorët
Çfarë duhet të presim: fëmijët e moshës parashkollore dhe biseda Në moshën 3-4 vjeçare, parashkollori juaj ka të ngjarë:
Deri në pesë vjet, fëmija juaj i moshës parashkollore ka të ngjarë:
Fëmija juaj i moshës parashkollore ka të ngjarë të ketë dëshirë të flasë me ju, miqtë e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes sa më shumë që të jetë e mundur në këto vite. Është vërtet mirë për gjuhën e fëmijës tuaj, nëse dëgjoni dhe flisni me të. Në fakt, fëmijët në këtë moshë shpesh kanë aq shumë lajme për të ndarë saqë ndonjëherë ngatërrohen me fjalët dhe habiten - kjo është gjë normale. Thjesht jepini kohë fëmijës tuaj të moshës parashkollore dhe vazhdoni të dëgjoni. Fëmija juaj përfundimisht do t’i shqiptojë fjalët. Nëse jeni duke rritur fëmijë që flasin gjuhën të trashëgimisë tuaj në shtëpi, mund të prisni që zhvillimi i tyre gjuhësor të jetë i ngjashëm me fëmijët e moshës parashkollore, që flasin vetëm një gjuhë - dhe më vonë, dygjuhësia mund të jetë një epërsi! Shkuarja në institucionin për kujdesin e fëmijëve ose në institucionin parashkollor mund t’i ndihmojë parashkollorët bilingual të marrin praktikë shtesë duke folur dhe dëgjuar gjuhën e shumicës së vendit tuaj. Ide loje për ta inkurajuar bisedën me fëmijët e moshës parashkollore Në këtë moshë fëmijët ende kanë nevojë për shumë praktikë dhe mbështetje, për ta zhvilluar të folurit dhe gjuhën. Sa më shpesh të flisni me ose për parashkollorët tuaj, aq më shumë fjalë do të mësojë dhe do të përdorë për të komunikuar. Mënyra më e mirë për t’i inkurajuar aftësitë gjuhësore të fëmijës suaj është të përqendroheni në aktivitete argëtuese si të këndoni këngë ose të recitoni vjersha në çerdhe, në vend që të merrni me shqiptimin ose strukturën e duhur gramatikore. Këtu janë dhënë disa ide për ta inkurajuar të folurit përmes lojës:
Koha e kaluar para ekranit për fëmijët parashkollorë Të gjithë fëmijët zhvillohen me ritme të ndryshme. Por nëse jeni të shqetësuar për ndonjë aspekt të zhvillimit të fëmijës suaj, përfshirë të folurit dhe zhvillimin e tij gjuhësor, është një ide e mirë të flisni me edukatorin e fëmijës suaj ose ta vizitoni mjekun familjar për këshilla.
|