Ushqyerja e foshnjave me shishe

Nëse do të ushqeni foshnjën tuaj me shishe, duhet t’i ndiqni rekomandimet themelore, për t’u siguruar që ai/ajo ta merr ushqimin e duhur, për të parandaluar infeksionet dhe rreziqet e tjera që ndërlidhen me këtë mënyrë të të ushqyerit.
Body

Ka raste që ndonjë fëmijë nuk mund të thith gji, kështu që do t'ju duhet të shtrydhni qumështin tuaj dhe ta ushqeni fëmijën me shishe. Disa foshnje ushqehen me formulë të gatshme, sepse nuk mund t'i ushqeni me gji, çfarëdo qoftë arsyeja, ose laktacioni ndërpritet para kohe, ose keni zgjedhur vetë ta ushqeni foshnjën tuaj në mënyrë artificiale.

  • Sigurohuni që rrjedhja e qumështit nga shishja të jetë e përshtatshme për fëmijën.          
  • Ktheni shishen e mbushur përmbys për ta kontrolluar si është rrjedhja e qumështit nga shishja.
  • Qumështi duhet të pikojë në pika të shpejta, dhe jo të rrjedhë pa ndërprerje. Nëse duhet ta tundni shishen fort që qumështi të fillojë të rrjedhë, kjo do të thotë që rrjedha është shumë e ngadaltë.
  • Fëmijën mund ta zë gjumi para se ta përfundojë vaktin e tij/saj.
  • Është normale që një sasi e vogël qumështi të rrjedhë nga cepat e gojës së foshnjës; kur fëmija të rritet kjo dukuri do të ndalet.
  • Nëse nuk mund të gjeni biberonin ideal, më përpara zgjidhni një më të shpejtë sesa një më të ngadaltë; është normale të provoni disa biberona derisa të gjeni një që ju përshtatet juve dhe foshnjës suaj.

Si ta ushqeni foshnjën me shishe

  • Rehatohuni dhe mbajeni foshnjën afër jush, butësisht por sigurt. Është më mirë që foshnja të jetë në një pozicion më të drejtë, i ngjashëm me pozicionin e gjidhënies.
  • Vendosni biberonin midis buzëve të foshnjës; ai/ajo do ta hapë gojën dhe do të fillojë të thithë.
  • Mbajeni shishen në një kënd në mënyrë që biberoni dhe qafa e shishes të mbushen vazhdimisht me qumësht; kjo do të parandalojë që foshnja të tërheqë vetëm ajër, pa qumësht.
  • Kur foshnja pushon së thithuri fort ose ka pirë gjysmën e qumështit nga shishja, tërhiqeni butësisht shishen dhe kontrolloni nëse dëshiron të përtypet; kur të keni vëreni se ende përtypet, lëreni foshnjën të vazhdojë me pirjen e qumështit.
  • Ndryshoni pozicionin e foshnjës gjatë ushqyerjes, ose të paktën për secilin ushqim; kjo do t’i stimulojë në mënyrë të barabartë shqisat e foshnjës në të dy anët e trupit dhe do të parandalojë deformimin pozitës së kokës.

Për sa qumësht ka nevojë një fëmijë?                                

  • Numri i vakteve dhe sasia e qumështit përcaktohet nga foshnja! Foshnje të ndryshme kanë nevojë për sasi të ndryshme të qumështit të gjirit ose formulës. Vaktet nuk janë gjithnjë të ndara në mënyrë të barabartë, ndonjëherë ato janë më të shpeshta gjatë ditës, të pasuara nga një pushim më i gjatë.                        
  • Nëse e ushqeni foshnjën tuaj me formula (tretje), shikoni tabelën në secilën kuti. Sigurisht, sasia e rekomanduar e vaktit për mosha të caktuara shërben vetëm si udhëzues, dhe nuk do të thotë që do t'i përshtatet domosdoshmërisht fëmijës suaj.                                                                     
  • Kur fëmija fillon të marrë ushqime të tjera, ndërsa sasia e ushqimit të ngurtë rritet, atëherë do të ulet nevoja e fëmijës për qumësht. 
  • Sasia e formulës që pi fëmija do të ulet kur ai/ajo të kalojë nga shishja në filxhan.
  • Në moshën 12 muajshe, kur ai/ajo mund të kalojë në qumështin e lopës, fëmija zakonisht merr 500-600 ml. qumësht gjiri ose formulë çdo ditë.

Disa fëmijë nuk pinë kurrë sasinë e qumështit të rekomanduar për moshën dhe madhësinë e tyre. Për disa, kjo sasi e “përshkruar” është e pamjaftueshme. Gjithçka është në rregull nëse fëmija gjatë ditës i lag gjashtë pelena, ka shtim të vazhdueshëm por jo të tepërt të peshës, zhvillohet dhe është aktiv. Nëse shqetësoheni se fëmija juaj nuk po merr mjaftueshëm qumësht ose formulë, konsultohuni me mjekun.

Ushqimi i përgjegjshëm me shishe, në përputhje me nevojat e foshnjës                                     

  • Ushqeni foshnjën kur ai/ajo tregon se është i/e uritur, dhe jo sipas orarit, por ndiqni sinjalet e foshnjës.
  • Mos e ushqeni fëmijën nëse ai/ajo nuk është i/e uritur, thjesht sepse vakti i formulës është përgatitur tashmë - kjo mund të rezultojë në ushqimin e tepërt të fëmijës.
  • Kur një fëmijë ushqehet me shishe, nuk ka asnjë ndryshim midis qumështit në fillim të pirjes (qumësht më i hollë) dhe qumështit në fund (qumësht më i trashë), i cili ndikon në ndjenjën e ngopjes së një fëmije që ushqehet me gji. 
  • Fëmija shpesh pozicionohet në mënyrë të tillë që qumështi thjesht rrjedhë në gojë, në vend të thithjes aktive; fëmija pi shumë qumësht dhe shumë shpejt.
  • Gjatë ushqimit, vëzhgoni fëmijën për të vërejtur shenja të ngopjes - largimi nga shishja, thithja e ngadaltë - dhe ndaloni vaktin në kohë.
  • Gjatë ushqyerjes, mbajeni foshnjën tuaj afër jush, përqafojeni dhe flisni me të; kjo stimulon rritjen dhe zhvillimin dhe një lidhje më të fortë midis jush dhe foshnjës tuaj.
  • Foshnja nuk e ka pirë gjithë shishen ose e ka zënë gjumi gjatë të ushqyerit.
  • Mos u shqetësoni nëse fëmija nuk e përfundon shishen; le të përcaktojë sa formulë ose qumësht gjiri i nevojiten. 
  • Nëse foshnja bie në gjumë gjatë pirjes, vendoseni atë në shpatullën tuaj, fërkojeni ose përkëdheleni atë në shpinë dhe këmbë; ndërrimi i pelenave është gjithashtu një mënyrë efektive për ta zgjuar fëmijën.
  • Prisni që fëmija të zgjohet para se t’ia jepni pjesën tjetër të qumështit.                                                                  

Asnjëherë mos e përdorni sasinë e mbetur të qumështit në shishe nëse ka kaluar më shumë se një orë.

Ushqyerja natën

  • Çdo fëmijë është ndryshe. Disa do të heqin dorë nga ushqimi gjatë natës në katër muaj, ndërsa disa tjerë në dy vjeç. Nga muaji i 6-të i jetës, foshnjat që kanë rritë të mirë më nuk kanë nevojë për vakt gjatë natës. Në këtë moshë, kjo gjë është vetëm një zakon, i cili mund të jetë gjithnjë e më i vështirë për t’u ndryshuar, sa më shumë të rritet fëmija.
  • Nëse një fëmijë ushqehet me shishe, kjo është mosha më e fundit për heqjen dorë nga vaktet e natës! Mos i zëvendësoni me lëngje ose pije të tjera të ëmbëlsuara, për t’i mbrojtur dhëmbët e foshnjës nga kariesi.
  • Nëse fëmija juaj pi 60 ml qumësht ose më pak gjatë natës, mundeni që papritmas ta ndalon ushqimin gjatë natës dhe ta qetësoni fëmijën përmes teknikave tuaja të dëshmuara dhe testuara, dhe më ta vendosni përsëri në shtrat për ta vazhduar vetë gjumin.
  • Nëse fëmija juaj pi më shumë se 60 ml çdo natë, zvogëloni gradualisht sasinë e qumështit për 5 deri në 7 netë dhe qetësojeni fëmijën siç bëni zakonisht.

Rreziqet e ushqyerjes me shishe në shtrat              

  • Nëse foshnja juaj mësohet të bjerë në gjumë me një shishe në shtrat, do të jetë më e vështirë për të, që të mësojë të qetësohet ose ta zë gjumi vetë.  
  • Nëse një fëmijë bie në gjumë me një shishe në gojën e tij/saj, ekziston rreziku i ngulfatjes nga qumështi. Foshnjat zgjohen më vështirë nëse diçka pengon frymëmarrjen e tyre sesa fëmijët më të rritur dhe të rriturit.                                                                                
  • Formula që mbetet në gojë gjatë gjumit shkaktojnë kariesin e dhëmbëve.     
     
  • Kur një fëmijë pi shishe teksa është në pozicion të shtrirë, atëherë rritet rreziku i infektimit të veshit.