20 Pyetje!
Materialet që ju nevojiten: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Fëmijët më kureshtarë do ta pëlqejnë shumë këtë lojë me hamendësime, por duhet që të ndjekin me kujdes lojën pasi mund të bëjnë vetëm 20 pyetje!
Për të vazhduar me lojën, lojtari i parë mendon për një vend ose objekt dhe jep një të dhënë. Ai/ajo i thotë lojtarëve të tjerë, "Unë jam duke menduar për diçka/ diku që _______." Për shembull, nëse lojtari po mendon për 'pantallonat', ai/ajo do të thoshte, "Unë jam duke menduar për diçka që ju mund të vishni."
Secili nga lojtarët e tjerë më pas me radhë do të ketë mundësi të bëjë një pyetje, për të gjetur se çfarë po mendon lojtari i parë. Lojtari që thotë fjalinë që duhet gjetur, mund t'ju përgjigjet pyetjeve të lojtarëve të tjerë vetëm me 'po' ose 'jo'. Kështu që, lojtarët duhet të mendojnë me kujdes për llojin e pyetjes që bëjnë.
Lojtarët mund të bëjnë vetëm 20 pyetje si grup për një "hamendësim". Qëllimi i lojës është të hamendësoni fjalën misterioze përpara se të mbarojnë 20 pyetjet tuaja!
Kushdo që e gjen përgjigjen e saktë merr radhën për të vazhduar lojën. Nëse lojtarët mbarojnë të gjitha pyetjet pa e gjetur përgjigjen e saktë, lojtari duhet të zbulojë fjalën misterioze dhe të thotë një tjetër fjali!
Këshillë: Vendosni një temë për lojën tuaj, si për shembull vende ose sporte!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është i përsosur për stimulimin e aftësive mendore dhe mund të luhet absolutisht kudo.