Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Duke përdorur aplikacionin Bebbo ju pranoni këto kushte. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, nuk duhet të përdorni Bebbo-n.

Përmbajtja

Bebbo është një aplikacion që siguron informacione dhe udhëzime për prindërit e fëmijëve të vegjël (0-6 vjeç), mbi aspekte të ndryshme të shëndetit, rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Bebbo gjithashtu vë në dispozicion një rubrikë ku mund të ruhen datat e vaksinimit dhe kontrollet shëndetësore, dhe lejon që përdoruesit të krijojnë njoftime për t'i ri-kujtuar ato.

Ju lutemi mos e përdorni Bebbo-n për ndonjë qëllim mjekësor. Përmbajtja e këtij aplikacioni nuk zëvendëson kontrollet shëndetësore, ekzaminimet mjekësore, vlerësimet ose procedurat diagnostikuese. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin ose zhvillimin e fëmijës suaj, UNICEF dhe ISHP rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun ose infermierin/en tuaj. Nëse përdorimi i ndonjë informacioni në aplikacion çon ose shkakton humbje ose dëmtim, UNICEF dhe ISHP nuk është/nuk janë dhe nuk mund të jenë përgjegjës.

Të gjitha informacionet dhe udhëzimet në këtë aplikacion shërbejnë vetëm për qëllime informuese dhe edukuese.

E gjithë përmbajtja e dhënë në Bebbo nuk është për përdorim tregtar dhe do të përdoret vetëm për përdorim personal, shtëpiak dhe privat. Përdorimi i tij tregtar është i ndaluar. UNICEF dhe partnerët e tij nuk do të kenë asnjë përgjegjësi për humbjen e fitimit, humbjen e biznesit, ndërprerjen e biznesit ose humbjen e mundësive të biznesit.

Të dhënat dhe përdorimi

Bebbo siguron përmbajtje të përgjithshme informative në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Ai ruan në vend të dhënat që futen nga përdoruesit në lidhje me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Për informacione në lidhje me të dhënat që UNICEF dhe ISHP mbledhin dhe përdorin, ju lutemi shikoni Politikën e Privatësisë.

Bebbo mund të jetë në gjendje të japë njoftim për datat e vaksinimit dhe kontrollit shëndetësor. Këto njoftime bazohen në përpunimin e informacionit të ofruar nga përdoruesi dhe aplikimin e formulave të thjeshta matematikore/statistikore. Rekomandohet që përdoruesi të mbajë një shënim të veçantë të këtyre datave dhe kujtesave, dhe të mos mbështetet vetëm në njoftimet e Bebbo-s.

Përditësimet e përmbajtjes

Edhe pse UNICEF dhe partnerët e tij bëjnë përpjekje të arsyeshme për të përditësuar informacionin mbi Bebbo, UNICEF dhe ISHP nuk bëjnë asnjë përfaqësim apo garanci, qofshin të shprehura ose të nënkuptuara, se përmbajtja në Bebbo është e saktë, e plotë ose e përditësuar.

Ndryshimet në Terma dhe Kushte

UNICEF dhe partnerët e tij mund t'i ndryshojnë këto kushte herë pas here. Sa herë që dëshironi të përdorni Bebbo, ju lutemi kontrolloni këto terma për t'u siguruar që i kuptoni kushtet që zbatohen në atë kohë.

Ndryshimet në aplikacion

UNICEF dhe partnerët e tij mund të përditësojnë dhe ndryshojnë herë pas here Bebbo-n, për të siguruar informacion të përditësuar, lidhje të re apo për të siguruar funksionalitet të ri dhe për të pasqyruar ndryshimet bazuar në nevojat e përdoruesve tanë.

Pezullimi ose tërheqja e aplikacionit

Bebbo është në dispozicion pa pagesë. UNICEF dhe as partnerët e tij nuk garantojnë që Bebbo, ose çdo përmbajtje në të, do të jetë gjithmonë në dispozicion apo do të jetë e pandërprerë. UNICEF dhe ISHP mund të pezullojnë, tërheqin ose kufizojnë disponueshmërinë e të gjithë ose ndonjë pjese të Bebbo-s për arsye operacionale apo arsye të tjera. UNICEF dhe ISHP do të përpiqen t'ju japin një njoftim të arsyeshëm për çdo pezullim ose tërheqje. UNICEF -i, as ndonjë nga partnerët e tij, nuk do të ketë ndonjë përgjegjësi për këtë.

Ndërgjegjësimi i përdoruesve të tjerë për këto "Terma dhe Kushte"

Nëse dikush tjetër përdor Bebbo përmes pajisjes tuaj, ju jeni gjithashtu përgjegjës për të siguruar që ai/ajo të jetë në dijeni të termave dhe kushteve të përdorimit që zbatohen dhe të përputhen me to.

Lidhjet dhe burimet e jashtme

Bebbo mund të lidhet me uebfaqe dhe burime të tjera që nuk janë nën kontrollin e UNICEF ose partnerët e tij. Përfshirja e lidhjeve të tilla nuk nënkupton miratimin nga UNICEF të ndonjë faqeje interneti, produkti ose shërbimi.

UNICEF nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me uebfaqe të tilla, duke përfshirë, për shembull, përgjegjësinë për saktësinë ose besueshmërinë e çdo informacioni, të dhëne, mendimi, këshille ose deklarate të bërë në ato faqe interneti.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Disa nga përmbajtjet në dispozicion në Bebbo janë krijuar ose ofruar nga ne ose licencuesit tanë të tjerë.

Bebbo autorizon përdoruesin të hyjë dhe të përdorë përmbajtjen dhe burimet siç përcaktohen në këto Kushte të Përdorimit. Në varësi të këtyre Kushteve të Përdorimit, përdoruesi mund të përdorë burimet në mënyrat në të cilat përdoruesit lejohen t'i përdorin ato, siç përshkruhet në këtë faqe.

Përdoruesi mund të ketë qasje dhe të përdorë vetëm burimet e përmbajtjes në Bebbo, dhe nuk mund të transferojë përmbajtjen ose burimet tek një person tjetër ose të "pasqyrojë" përmbajtjen ose burimet në ndonjë server tjetër.

Përdoruesi nuk lejohet të krijojë kopje dixhitale të përmbajtjes ose ta modifikojë atë, dhe nuk duhet të përdorë asnjë ilustrim, fotografi, sekuencë video ose audio apo ndonjë grafik.

Me përjashtim të të dhënave të përdoruesit, përmbajtja, burimet dhe të gjitha pjesët e tjera të Bebbo-s janë pronë e UNICEF dhe/ose liçensuesve dhe mbrohen nga e drejta e autorit, patenta dhe/ose të drejta të tjera pronësie intelektuale sipas ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar. UNICEF dhe ISHP dhe/ose liçensuesit tanë rezervojnë të gjitha të drejtat për burimet dhe këtë faqe që nuk janë dhënë shprehimisht në Kushtet e Përdorimit.

Ju nuk mund të inxhinieroni, dekompiloni, çmontoni ose ndryshe të hyni në kodin burimor për çdo softuer që mund të përdoret për të operuar këtë faqe. Ju nuk mund të hiqni asnjë të drejtë autori, licence ose njoftime të tjera për ndonjë burim ose këtë faqe.

Informacione personale

UNICEF dhe partnerët e tij do të përdorin vetëm informacionin personal siç përcaktohet në Politikën e Privatësisë të Bebbo-s.

Emri dhe emblema e UNICEF

Emri dhe emblema e UNICEF janë pronë ekskluzive e UNICEF. Ato mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar. Përdorimi i paautorizuar është i ndaluar. Ato nuk mund të kopjohen ose riprodhohen në asnjë mënyrë pa lejen paraprake me shkrim të UNICEF. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë ju lutemi kontaktoni UNICEF.

Privilegjet dhe Imunitetet

Sipas Konventës për Privilegjet dhe Imunitetet e Kombeve të Bashkuara, asgjë në lidhje me këto Kushte të Përdorimit, Politika e Privatësisë ose Bebbo nuk do të konsiderohet heqje dorë nga ndonjë prej privilegjeve dhe imuniteteve të UNICEF.