Politika e Privatësisë
Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet për aplikacionin Bebbo - Partneri juaj në prindërim. Aplikacioni Bebbo është krijuar për të siguruar informacione dhe udhëzime për prindërit e fëmijëve të vegjël, të moshës 0-6 vjeç. Politika e Privatësisë përshkruan se si aplikacioni mbledh, përdor, mbron dhe ruan të dhënat tuaja.
Në këtë politikë, termat "të dhëna personale" nënkuptojnë çdo informacion që na lejon t’ju identifikojmë ju, fëmijën tuaj apo pajisjen që përdorni kur hyni dhe ndërveproni në Bebbo.
Qasja në aplikacionin Bebbo nuk është menduar për fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç.
Para se të përdorni aplikacionin, ju lutemi lexoni me kujdes Politikën tonë të Privatësisë. Duke hyrë në aplikacionin Bebbo dhe duke e përdorur atë, ju pajtoheni me dispozitat e kësaj Politike të Privatësisë.
Shprehjet "ju", "i juaji", "e juaja" dhe "përdorues/e" ju referohen ju si individi që hyn ose përdor aplikacionin Bebbo.
Çfarë nuk mbulohet nga politika e privatësisë?
Aplikacioni Bebbo mund të përmbajë lidhje me faqe ose shërbime të tjera që nuk mbulohen nga kjo Politikë e Privatësisë. Kjo mund të përfshijë artikuj të shkarkuar me lidhje nga një burim të jashtëm.
Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet vetëm për përpunimin e të dhënave tuaja nga UNICEF dhe partnerët e saj të autorizuar kombëtarë në lidhje me aplikacionin Bebbo. Mbledhja, përdorimi dhe përpunimi i të dhënave tuaja nga çdo faqe interneti ose shërbim i palëve të treta, të cilat i lidh aplikacioni ose përmbajtja e tij, mbështetet nga politika e privatësisë e palës së tretë.
Rekomandohet fuqimisht që të ri-shikoni dhe të jeni të kënaqur me Kushtet e Përdorimit dhe Politikën e Privatësisë të palëve të treta para se të përdorni në mënyrë aktive faqen e tyre.
Të dhënat merren nga burime të ndryshme siç përshkruhen më poshtë:
Të dhëna anonime që mblidhen automatikisht gjatë përdorimit tuaj të aplikacionit
Në mënyrë që të përmirësohet aplikacioni, informacioni i ashtuquajtur anonim i përshkruar më parë përdoret për të gjurmuar numrin e përgjithshëm të përdoruesve, shpeshtësinë e përdorimit të veçorive dhe përmbajtjeve të ndryshme në aplikacion. Këto të dhëna përdoren ekskluzivisht për analytics dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj përdoruesit.
Ruajtja e informacionit dhe të dhënave
Për t'ju siguruar përmbajtje të rëndësishme për moshën dhe gjininë e fëmijës suaj, duhet të shënoni datën e lindjes dhe gjininë e tij/saj. Këto funksione ju lejojnë të monitoroni rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj përmes aplikacionit, si dhe datat e vaksinimit dhe ekzaminimeve shëndetësore.
Aplikacioni nuk mbledh asnjë të dhënë personale që mund të identifikojë një prind ose fëmijë dhe nuk i ruan ato automatikisht në asnjë server të jashtëm. Të gjitha të dhënat e vendosura në aplikacion ruhen vetëm në pajisjen personale të përdoruesit - në telefon. Përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për të gjitha të dhënat e ruajtura në pajisjet e tyre, në përputhje me politikat përkatëse të privatësisë të Google dhe Apple (në varësi të sistemit operativ që është në smartphone -in e përdoruesit).
Mund të mësoni më shumë rreth politikave të privatësisë të Google dhe Apple duke klikuar në:
https://policies.google.com/privacy
https://www.apple.com/legal/privacy
Aplikacioni përbëhet nga bazat e të dhënave të pakriptuara të vendosura në pajisjen personale të përdoruesit. Baza e të dhënave përmban informacione të përgjithshme në lidhje me aplikacionin, të tilla si të dhëna për lojëra, këshilla, pyetje të shpeshta dhe të gjitha informacionet në lidhje me fëmijën që prindërit kanë vendosur në aplikacion, siç janë ngjarjet e zgjedhura, vaksinimet, etj. Baza e të dhënave nuk përmban asnjë informacion personal të identifikueshëm.
Rezervimi i të dhënave
Prindi mund të zgjedhë të bëjë kopje rezervë të të gjitha të dhënave (p.sh. në rast se përdoruesi dëshiron të ngarkojë të gjitha të dhënat në një tjetër pajisje). Në këtë rast, vetëm në bazë të një veprimi që vetëm përdoruesi mund ta ekzekutojë manualisht, të gjitha të dhënat e tekstit do të rezervohen dhe ruhen në serverat personale në Google Drive të përdoruesit ose skedarin e pajisjes.
Të dhënat e përdoruesit të cilat do të ruhen në skedarin rezervë do të kodohen për arsye sigurie.
Si do të përdorë informacionin e mbledhur në aplikacion, UNICEF dhe Instituti i Shëndetit Publik?
Përdoruesi mund të jetë plotësisht i/e sigurt se UNICEF dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk marrin, shesin, tregtojnë ose në ndonjë mënyrë tjetër transmetojnë informacion në lidhje me identitetin personal të përdoruesit.
Analiza dhe përmirësimi i aplikacioneve
UNICEF dhe bashkëpunëtorët e tij mund të përdorin informacionin e mbledhur në aplikacion, të tilla si aktivitetet e përdoruesve apo përgjigjet e përdoruesve përmes sondazheve të përfshira në aplikacion. Këto sondazhe mund të plotësohen ose jo nga përdoruesi. Ato përdoren për të monitoruar dhe analizuar përdorimin e aplikacionit dhe për t'a përmirësuar atë.
Të dhëna të konsoliduara
UNICEF dhe ISHP mund të grupojnë dhe mbledhin të dhëna anonime që përpunohen për të përmirësuar aplikacionin, si dhe të dhëna të grumbulluara në aplikacion për analiza statistikore. UNICEF dhe ISHP mund të përdorin të dhënat e grumbulluara në këtë mënyrë për qëllime të tjera legjitime, të tilla si aktivitete promovuese ose kërkimore. Rezultatet e marra në këtë mënyrë mund të ndahen me palët e treta, siç janë partnerët, mbështetësit, profesionistët dhe studiuesit tanë përmes konferencave, revistave dhe botimeve të tjera.
Aspekti juridik
Botuesi i aplikacionit nuk mbledh ose përpunon të dhëna personale, domethënë të dhëna që mund të identifikojnë prindin që përdor aplikacionin nga pajisja e tyre ose fëmijën, të dhënat e të cilit janë vendosur në aplikacion.
Ueb-faqet, aplikacionet dhe shërbimet e palëve të treta
Aplikacioni mund të përmbajë lidhje me faqe ose shërbime të tjera që nuk mbulohen nga kjo Politikë e Privatësisë. Kjo i referohet postimit të artikujve që mund të përmbajnë një lidhje me një burim të jashtëm që nuk është nën UNICEF dhe ISHP.
Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet vetëm për përpunimin e të dhënave tuaja nga UNICEF dhe ISHP në lidhje me këtë aplikacion. UNICEF dhe ISHP nuk janë përgjegjës për politikat e sigurisë dhe konfidencialitetit të çdo pale të tretë, faqe interneti ose shërbimi, të cilat aplikacioni i lidh me lidhjen e ofruar. Ju lutemi vini re se kushtet e kësaj Politike të Privatësisë nuk zbatohen për faqet ose përmbajtjet e jashtme, apo për çdo koleksion të të dhënave që lidhen me faqet e jashtme.
Na kontaktoni:
Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave personale në aplikacion, mos hezitoni të na kontaktoni në email-in zyrtar të UNICEF.
Pëlqimi juaj
Duke përdorur aplikacionin Bebbo, ju pranoni politikën e tij të privatësisë në internet.