Astma: simptomat
Simptomat e astmës: gulçima Një fishkëllimë astme mund të ndryshojë nga e lehtë në të rëndë. Disa njerëz thonë se ajo tingëllon si bilbil. Ndonjëherë do të jeni në gjendje të dëgjoni gulçimën e fëmijës tuaj lehtë, zakonisht kur ai/ajo merr frymë. Frymëmarrja e astmës zakonisht është gjëja e parë më e keqe në mëngjes ose natën, kur ajri është më i freskët. Herëve tjera do të dëgjoni një fishkëllimë pasi fëmija juaj t’i bëjë disa ushtrime. Ndonjëherë fëmija juaj mund të ngjajë që merr frymë normalisht dhe në heshtje, por mjeku juaj do të dëgjojë shenja të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes duke dëgjuar gjoksin e fëmijës tuaj me stetoskop. Simptomat e astmës: kollitja Kollitja e astmës mund të ndryshojë nga e lehtë në të rëndë. Ju keni më shumë të ngjarë të dëgjoni kollën natën, pasi fëmija juaj t’i bëjë disa ushtrime, ose kur të ftohet moti. Ndonjëherë fëmija juaj mund të ketë një gjumë të shqetësuar ose zgjim gjatë natës për shkak të kollës. Ndonjëherë kollitja, sidomos gjatë natës është e vetmja shenjë që fëmija juaj ka astmë. Po kështu, kollitja mund të ndalojë fëmijën tuaj të merret me sport ose aktivitet tjetër fizik në shkollë. Ndonjëherë fëmija juaj mund të ketë vështirësi në të folur, pra probleme në përfundimin e një fjalie të plotë pa pasur nevojë të qetësohet dhe marrë frymë gjatë fjalisë. Ashpërsia dhe frekuenca e simptomave të astmës ndryshojnë shumë. Disa fëmijë gulçojnë ose kolliten vetëm disa herë në vit kur kanë ftohje, ndërsa të tjerët (një pakicë e vogël) mund të kenë disa simptoma të astmës çdo ditë. Kur duhet të vizitoni mjekun tuaj për simptomat e astmës. Fëmija juaj duhet të vizitojë mjekun tuaj nëse:
Mjeku i fëmijës suaj do ta vlerësojë historinë e sëmundjes me shumë kujdes, për të vlerësuar se sa të këqija janë simptomat e fëmijës tuaj dhe sa shpesh i shfaqen ato, kjo pasi plani i kontrollit dhe menaxhimit të astmës së fëmijës suaj do të varet nga këta faktorë. Mjeku juaj duhet të rishqyrtojë rregullisht planin e kontrollit dhe menaxhimit të astmës për fëmijën tuaj.
|