Bëhemi gati për të shëtitur
Materialet që ju nevojiten: Asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Kur dilni në ambiente të hapura (për të luajtur apo për të blerë etj.), ndonjëherë mund të luani lojën e përgatitjes për të dalë. Mund të thoni diçka të tillë si: “Le të bëhemi gati që të dalim. A mund të marrësh kapelën dhe shallin?” apo “A do të veshësh pulovrën dhe të hapësh derën?” Përdorni dy apo tri detyra ose udhëzime të ndryshme, duke e bërë argëtuese me disa hapa që duhen bërë përpara aktivitetit. Falenderoni fëmijën për të gjitha gjërat që do bëjë.
Ndonjëherë, në këtë mënyrë gjatë rutinave ditore, mund të ndihmoni fëmijën tuaj që të përfundojë disa detyra – për shembull kur përgatitet për të fjetur (“Të lutem, merre furçën e dhëmbëve dhe lëshoje ujin”).
Çfarë po mëson fëmija juaj: Të menduarit e fëmijës tuaj përmirësohet teksa ai/ajo mëson që të mbaj mend më shumë se një udhëzim në të njëjtën kohë. Gjithashtu, fëmija juaj përmirëson të kuptuarit e fjalëve dhe fjalive dhe forcon zhvillimin e gjuhës dhe shkrim-leximit.