Bërja e flluskave
Materialet që ju nevojiten: Letër e bardhë apo me ngjyrë, lapsa ose shkumësa me ngjyrë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmijës tuaj do t`i pëlqejë që të shkarravisë apo të vizatojë shenja në letër. Shpeshherë mund t`i jepni atij/asaj një copë letër dhe një laps dhe të vëzhgoni se çfarë mund të bëjë fëmija juaj! Forma e parë që shumica e fëmijëve fillojnë të vizatojnë janë rrathët. Një aktivitet argëtues është mbulimi i faqes me flluska. Mund të thoni: “Le të bëjmë flluska! Shiko, së pari po bëj unë disa”. Mund të vizatoni disa rrathë në letër dhe të thoni “Tani është radha jote! Ku do t`i vizatosh flluskat e tua”, Shih, kjo është një flluskë e madhe! (apo komente të tjera interesante). A dëshiron të përdorësh një ngjyrë tjetër? Shiko sesa shumë flluska jemi duke bërë!”. Mos u shqetësoni nëse rrathët e bëra nga fëmija nuk janë të ngjashme me tuajat. Nëse ky aktivitet është me të vërtet sfidues për fëmijën tuaj, mund të mbani dorën e tij/saj dhe ti ndihmoni, ose mund ta bëni këtë aktivitet më vonë dhe thjesht të argëtoheni duke shkarravitur.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj fiton më shumë kontroll mbi përdorimin e lapsit ose shkumësit me ngjyra. Ai/ajo vëzhgon me kujdes dhe përpiqet të bëjë forma të ngjashme me tuajat. Ky lloj aktiviteti forcon zhvillimin fizik dhe njohës të fëmijës, dhe realizimi i tij së bashku me ju ndihmon në krijimin e marrëdhënies tuaj.