Bisedat rreth temave delikate

Pikat kryesore: Temat delikate për fëmijët përfshijnë divorcin, sëmundjet, vdekjet, marrëdhëniet seksuale dhe fatkeqësitë natyrore. Bisedat për këto tema e bëjnë fëmijën tuaj të ndihet i sigurt, e ndihmojnë t'i kuptojë gjërat dhe ju japin juve mundësinë të shpjegoni vlerat dhe parimet e familjes. Mënyra se si flisni për temat delikate varet nga mosha dhe aftësia e fëmijës tuaj për të kuptuar, si dhe nga vlerat tuaja kulturore dhe familjare.
Body

Pse është mirë të flitet për tema delikate

Temat delikate janë ato tema të cilat mund të jenë emocionale dhe të vështira për t'u diskutuar në familjen tuaj.  Divorci, sëmundja, vdekja, seksi, dhuna, fatkeqësitë natyrore - këto dhe tema të tjera janë të gjitha pjesë të jetës. Duke folur për tema delikate është një mënyrë për të ndihmuar fëmijën që të përballet me vështirësitë e jetës.

Nëse inkurajoni komunikimin e hapur rreth këtyre temave, fëmija juaj do të mësojë se mund ti diskutojë ato me ju. Njëkohësisht do të kuptojë se ju do të jeni gjithnjë aty për ta dëgjuar nëse diçka po e shqetëson atë.

Dhe ndërsa bisedoni me fëmijën për këto tema, keni rastin t'i shpjegoni  vlerat dhe besimet që janë të rëndësishme për familjen dhe kulturën tuaj.

Bisedat rreth këtyre temave janë gjithashtu të rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve tuaj. Kur fëmijët kanë mundësi të shprehin dhe të punojnë me ndjenjat,  i ndihmon ata të përballojnë stresin.  Nëse fëmija nuk arrin t'i kuptojë dhe perceptojë ato, mund të imagjinojë gjëra që janë shumë më të këqija se e vërteta.

Bisedat për tema delikate me fëmijët e vegjël dhe ata në moshën parashkollore

Mënyra se si i trajtoni temat delikate do të varet nga mosha e fëmijës suaj dhe botëkuptimit që ai/ajo ka. 

Kur flisni për tema delikate me fëmijët e vegjël dhe fëmijët parashkollorë, është e rëndësishme të përqendroheni në ndjenjat që ata kuptojnë dhe shpjegojini gjërat me një gjuhë të thjeshtë. Për shembull:

  • 'Gjyshja ka ndërruar jetë dhe ne nuk do ta shohim më. Jam shumë e trishtuar. '
  • 'Ne të duam ty. Por ne mendojmë se familja do të jetë më e lumtur nëse babi dhe unë jetojmë në shtëpi të ndryshme. '
  • 'Bebet rriten brenda nënave të tyre, në një vend të quajtur mitër'.
  • 'Edhe unë isha shumë e frikësuar kur makina u përplas me ne, por tani jemi të sigurt. '
  • 'Mbajtja e maskave na ndihmon të qëndrojmë të sigurt nga koronavirusi dhe të mbajmë larg mikrobet. '

Kërkoni informacione për mënyrën se si duhet të flisni për tema të ndryshme delikate, në bibliotekën tuaj, nëpërmjet shkollës së fëmijës ose nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. 

Gjithashtu, është mirë të jeni të vëmendshëm për atë çfarë fëmijët tuaj shohin apo flasin në shkollë, si dhe atë çfarë mund të ndjekin në media. Për shembull, a ka video lajmesh të protestave apo konflikteve në vendin tuaj?  Kjo mund t'ju japë mundësinë për të shtruar tema për diskutim përpara se fëmija juaj t'ju pyesë. 

Planifikimi për të zhvilluar biseda rreth temave delikate

Është ide e mirë që të mendoni për temat  delikate para se fëmija juaj t'ju pyesë. Në këtë mënyrë ju do të jeni të përgatitur kur një temë delikate shtrohet për diskutim.

Disa këshilla për t'ju ndihmuar si t'i planifikoni këto biseda:

  • Tregojini fëmijës tuaj lajme të trishtuara ose të frikshme nëse mundeni, ose pyesni dikë që e njeh fëmijën tuaj mirë për të biseduar me të. Tregojini atij menjëherë sapo ngjarja të ketë ndodhur.
  • Nëse keni kohë për të planifikuar paraprakisht, zgjidhni momentin kur të dy jeni të qetë. Nëse është e mundur, zgjidhni një vend privat dhe të rehatshëm për të biseduar.
  • Jini të sinqertë. Për shembull, 'Po, Babi tani do të jetojë me Anën. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ju do më”.
  • Bëjeni fëmijën tuaj të kuptojë se ai/ajo mund t'ju bëjë pyetje.
  • Pasi të keni filluar bisedën, dëgjojeni me të vërtetë fëmijën tuaj. Krijoni kontaktin me sy dhe qëndroni në të njëjtin nivel me fëmijën tuaj.  Do ta keni më të lehtë ti ttregoni se jeni duke e kuptuar atë çfarë ai/ajo po thotë.
  • Nëse ai/ajo ka nevojë mos ngurroni ta përqafoni.
  • Përdorni lojrat, vizatimin dhe librat me tregime për të ndihmuar fëmijën që të kuptojë informacionet e vështira. 
  • Riktheni diskutimet e temave delikate pas një jave, nëse fëmija juaj ju pyet. Fëmijët kanë nevojë për kohë për të përpunuar atë çfarë ju keni folur, por njëkohësisht mund të ketë nevojë për inkurajim për të folur përsëri për këtë çështje.

Temat me të cilat hasni probleme

Mund të ketë gjëra të cilat me të vërtetë mund të keni vështirësi për t'i diskutuar. Kjo mund të jetë për shkak të karakterit ose vlerave tuaja kulturore dhe fetare. Ose mund të jetë sepse tema ndikon edhe tek ju, si psh. divorci. Nëse ky është rasti juaj, mund të bisedoni me partnerin tuaj ose një mik/e për çështjet që janë të vështira për ju.

Është normale të kemi ndjenja dhe ti mësojmë fëmijëve se çfarë janë ato. Por në qoftë se ju shfaqeni shumë të shqetësuar, kjo mund të jetë tronditëse për fëmijën tuaj. Nëse jeni shumë të shqetësuar kur flisni ose mendoni për tema delikate, bisedoni me mjekun tuaj të familjes ose me një profesionist tjetër të besuar. Për shembull, nëse keni kaluar një ngjarje traumatike, bisedat për tema të ngjashme do t'ju mërzisin sërish.