Bisedë me Pasqyrën
Materialet që ju duhen: Një pasqyrë
Çfarë mund të bëni së bashku: Ftojeni fëmijën tuaj që të shikohet në pasqyrë. Qëndroni të dy së bashku para pasqyrës. Filloni duke përshëndetur ose duke përsëritur tinguj për fëmijën tuaj.
Ju mund të filloni lojën duke bërë tinguj të ndryshëm të qeshurash, kafshësh dhe sendesh. Prisni për reagimin e tij/saj. Në fillim, ai/ajo do të befasohet, por me kalimin e kohës edhe fëmija juaj do të fillojë të bëjë tinguj.
Përsërisni tingujt që bën fëmija juaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet i thjeshtë do të lejojë që vogëlushi juaj të njohë dhe të shprehet në një gjuhë. Ai/ajo do të jetë në gjendje t'i identifikojë më vonë këto tingujt edhe te njerëzit e tjerë.