Bisedo me foshnjën tënde!
Flisni me foshnjën tuaj!
Prindërit këshillohen të flasin me foshnjën, të lexojnë tregime, të këndojnë, të emërtojnë çdo gjë që bëjnë ata ose që bën, sheh ose përjeton vetë fëmija, që nga dita e parë e jetës së tij/saj. Sa më shumë që prindërit t’i përsërisin fjalët dhe t’i lidhin me veprimet dhe gjërat në mjedisin dhe përvojat e foshnjës, aq më e madhe është aftësia e foshnjës për të mësuar. Kur mundësi të tilla janë të pakta, të folurit dhe fjalët në mjedisin e foshnjës janë të pakta, ndodh e kundërta - regjistrimet në tru zbehen dhe aftësia për të mësuar dobësohet.
Ja çfarë mund të bëni për t’i siguruar “ushqim gjuhësor” foshnjës suaj:
- mbani mend se të folurit është komunikim i dyanshëm - kushtojini vëmendje se sa shpesh e nxisni foshnjën tuaj të flasë me ju, flisni me foshnjën tuaj sa më shpesh që të jetë e mundur,; ndiqeni në veprimet që bën dhe emërtojini ato; përgjigjuni kur ai/ajo ju drejtohet ose tregon interes për diçka.
- sa herë që jeni në kontakt me foshnjën, kur e përkundni, përkëdhelni, i ndërroni pelenat, e lani dhe luani me të - përpiquni të përdorni një ton të ngrohtë zëri. Respektoni ritmin e foshnjës: flisni ngadalë dhe jepini kohë foshnjës të përgjigjet. Shikoje foshnjën në sy dhe përpiquni të mbani kontaktin me sy. Tërhiqeni vëmendjen e fëmijës duke ndryshuar tonin ose ritmin e të folurit.
- ndiqni foshnjën dhe reagimet e tij/saj gjatë bisedës me ju: kur vini re se foshnja nuk është më e përfshirë aktivisht, ndryshoni llojin e komunikimit. Kur foshnja shikon larg, jini të durueshëm dhe jepini kohë për të bërë një pushim, në mënyrë që “t’i ribashkohet” më vonë bisedës. Kur ai/ajo të shikon përsëri, përshëndete me një fytyrë të qeshur dhe me fjalë miratimi. Kur vëreni se foshnja nuk kënaqet më me shkëmbimin, ose ka pasur mjaft biseda - jepini kohë për të pushuar më gjatë dhe një mundësi për ta ndryshuar aktivitetin.
Kur flisni me foshnjën, fike televizorin, celularin dhe pajisjet e ngjashme. Shkenca sugjeron se të folurit ku vetëm foshnja dëgjon nuk është mjaft nxitëse.
Nga ana tjetër, mbani parasysh se foshnja është më e gatshme për eksplorim dhe aktivitet kur ka mbështetjen dhe vëmendjen tuaj të pandashme. Prandaj, le të jenë bisedat tuaja faktorët që forcojnë lidhjen mes jush.