Bisedoj me mamin dhe babin!

Çfarë mund të bëni së bashku: Ky është një ushtrim për zhvillimin e gjuhës që mund të bëni me fëmijën tuaj.

Çdo përgjigje nga fëmija juaj duhet të shoqërohet me një buzëqeshje, lëvizje, emocion, tinguj ose fjalë. Ndiqni bisedën duke përdorur gjeste të fytyrës dhe duke ndryshuar tonin e zërit sipas bisedës që po zhvillohet.

Kjo mund të bëhet kur e ndërroni dhe e lani, apo në momente të përshtatshme për të krijuar këtë lidhje komunikuese. Nëse foshnja nuk është e gatshme për këtë bisedë, mos e detyroni atë.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ndihmon fëmijën tuaj të kuptojë rregullat dhe ritmet e gjuhës në moshë të re dhe ju ofron një bazë për të kuptuar se si funksionon bota. Përsëritja i ndihmon fëmijët të kujtojnë fjalët, ndërsa të mësuarit e marrëdhënieve midis fjalëve i ndihmon ata të krijojnë një pamje të botës. Përveç gjuhës stimuluese, biseda do të forcojë lidhjen afektive mes të jush.