Bisedojmë së bashku!
Çfarë mund të bëni së bashku: Ndihmoni fëmijën tuaj që të zhvillojë fjalorin, aftësitë e komunikimit dhe të gjuhës me këtë aktivitet të thjeshtë.
Për të kryer këtë aktivitet, mbajeni fëmijën në krahë dhe bëni një shëtitje nëpër dhomë, shtëpi ose kopësht. Flisni me ta për gjërat që shihni në rrugë ose në të gjithë shtëpinë. Nëse ata/ato shohin një top, thoni "Shikoni një top. Mund të luajmë me top!” ose "Ky është një qen - qeni quhet Rajli."
Ju mund ta përsërisni këtë aktivitet çdo ditë për sa kohë që fëmija juaj është vigjilent. Vazhdoni aktivitetin për pak ose derisa të vini re se ai/ajo është i/e lodhur.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Zhvillimi i fjalorit ka një rëndësi të madhe për suksesin e leximit në të ardhmen, dhe biseda me foshnjat i lejon ata të zhvillojnë më shpejt fjalorin, komunikimin, gjuhën dhe aftësitë e të lexuarit.