Çfarë ka ndodhur?
Materialet që ju nevojiten: Nuk është i nevojshëm asnjë material. Ndonjëherë ju mund të filloni bisedën me diçka të tillë si fotot e diçkaje që fëmija juaj ka përjetuar kohët e fundit (të tilla si një ditëlindje), ose një objekt i lidhur me një përvojë të fundit që fëmija juaj ka pasur (të tilla si disa ushqime që keni sjellë në shtëpi nga tregu pasi keni bërë blerje së bashku).
Çfarë mund të bëni së bashku: Çdo ditë, zhvilloni biseda të këndshme me fëmijën tuaj. Në këtë moshë, fëmija juaj flet shumë më tepër, dhe ndoshta i pëlqen të ketë interesin tuaj për atë që ai/ajo dëshiron të thotë. Në kohë më të qeta, ju mund të inkurajoni fëmijën tuaj që të kujtojë dhe përshkruajë diçka që ka ndodhur atë ditë ose kohët e fundit. Ju mund të filloni duke thënë: “Oh, të kujtohet vizita jonë në shtëpinë e gjyshes këtë mëngjes? Kaluam shumë mirë. Çfarë bëre atje?" Kushtojini me të vërtetë vëmendje përshkrimit të fëmijës tuaj (pa pasur telefonin më vete!). Nëse ai/ajo thotë diçka si "Atë drekë", ju mund të inkurajoni më shumë për kujtime dhe përshkrime të tjera: “Po, çfarë keni ngrënë? Cili ishte ushqimi jot i preferuar? ” dhe “Çfarë bëmë tjetër? E mbaj mend që ke luajtur me macen." Ju do të vini re se historitë e fëmijës tuaj për këto lloj aktivitetesh me kalimin e kohës, fillojnë të jenë më të gjata dhe më komplekse.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet është i shkëlqyeshëm për zhvillimin e fjalorit të fëmijës tuaj. Ndërsa fëmija juaj mëson dhe përdor më shumë fjalë, ai/ajo po ndërton një themel të fortë për aftësitë e mëvonshme në lexim. Fëmija juaj duke u përpjekur që të kujtojë gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, ai/ajo gjithashtu po zhvillon trurin e tij/saj. Lidhja e ngrohtë që ju po krijoni përmes këtyre bisedave të përditshme duke ndarë përvojat e fëmijës tuaj dhe kujtimet tuaja së bashku, janë shumë të rëndësishme.