Dëgjimi i këngës së zogut (Birdsong)

Materialet që ju nevojiten: Audio me melodi të shpendëve (opsionale)

Çfarë mund të bëni së bashku:

Hapi 1

Dilni jashtë dhe dëgjoni zogjtë - koha më e mirë e ditës është rreth lindjes ose perëndimit të diellit. Provoni që të identifikoni tingujt e më shumë sesa një specie.

Hapi 2

Imitoni tingujt e zogjve që mund të dëgjoni. Inkurajoni fëmijët më të vegjël të praktikojnë këto tinguj, ose shikoni nëse ata mund t'i përsërisin ato përsëri tek ju.

Hapi 3

Mundohuni që të identifikoni se cilat lloje të zogjve janë duke bërë tingujt që dëgjohen. Dëgjoni për thirrje të thjeshta, si 'coo roo-coo' ose 'oh-oo-oor' të një pëllumbi. Ju mund të dëgjoni shembuj të audio-ve me melodi të shpendëve të ndryshëm për t'ju ndihmuar të identifikoni tinguj dhe këngë të ndryshme.

Hapi 4

Duke regjistruar ose përsëritur tingujt e dëgjuar, mund të provoni që ta bëni vetë “korin e agimit” me melodinë e zogjve. Mund të jetë përsëritëse, si këndimi i tingujve ose pa ritëm - kjo është bukuria e zogjve!

Çfarë po mëson fëmija juaj: Studiuesit kanë gjetur lidhje të rëndësishme midis mënyrës se si zogjtë e rinj mësojnë të këndojnë dhe si foshnjat mësojnë të flasin! Zogjtë e rinj perfeksionojnë të kënduarit në faza të ndryshme. Ata fillojnë me një fazë 'nën-kënge' - ekuivalente me murmuritjen, pastaj kalojnë në krijimin e melodisë derisa të gjejnë mënyrën e saktë, në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si foshnjat njerëzore mësojnë të flasin.