Duartrokit 1, 2, 3 herë!
Materialet që ju nevojiten: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Para fillimit të aktivitetit, sigurohuni që të përgatitni hapësirën ku fëmija juaj do të luajë, mos harroni se duhet të jetë e rehatshme dhe e sigurt. Uleni fëmijën përballë jush. Ju mund ta ulni atë në një karrige për fëmijë, në një tapet, ose në dysheme në një batanije të butë.
Tregojini fëmijës si të duartrokasë dhe pastaj këndoni/recitoni vargjet e mëposhtme:
Sa gëzim kam,
sa gëzim kam,
sa gëzim ndjej kur unë luaj (duartrokitje).
Duartrokitje, duartrokitje,
1, 2, 3 (tre duartrokitje).
Duartrokitje, duartrokitje,
1, 2, 3 (tre duartrokitje)
Ftojeni fëmijën që t'ju imitojë dhe thoni këto vargje së bashku. Ju mund të alternoni duartrokitjet me disa hapa kërcimi duke ruajtur ritmin e këngës.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Duke duartrokitur nën ritmin e një kënge, ju do të ndihmoni fëmijën tuaj të imitojë gjeste për të komunikuar dhe të forcojë muskujt e krahëve. Ky aktivitet gjithashtu do të ndihmojë në zhvillimin e koordinimit sy-dorë.