E kujt është?
Materialet që ju nevojiten: Çdo objekt i vogël
Çfarë mund të bëni së bashku: Gjeni një vend të rehatshëm për të luajtur. Thuaj ''Hajde të luajmë këtu! Këtu qenka një [objekt, për shembull një top i vogël].'' Jepni topin fëmijës tuaj dhe thoni: ''Tani ky është topi i [emri i fëmijës tuaj]’. Është i/e yti/jotja!'' Më pas thoni [emrin e fëmijës], të lutem jepja mamit topin. Faleminderit! Tani është topi i mamit - është i/e imi/imja!'' Vazhdoni ta kaloni objektin tek njëri-tjetri, duke e bërë më argëtuese dhe duke përdorur fjalët ''e jotja'' dhe ''i imi'' së bashku me emrin e fëmijës dhe emrin tuaj. Kjo është vetëm një lojë argëtuese dhe jo mësim. Shijojeni kohën me fëmijën tuaj.
Edhe në raste të tjera gjatë ditës mos harroni të përdorni fjalë si ''i yti, e juaja, i imi, e imja, e saj, e tij, etj'' si dhe ''nën ose mbi'' apo fjalë të ngjashme kur vendosni objektet ose i merrni ato: ''Ku është batanija jote? Oh, është nën tavolinë. Të lutem a mund ta marrësh?''
Çfarë po mëson fëmija juaj: Në këtë moshë, aftësitë gjuhësore të fëmijës suaj zhvillohen më shpejt. Fjalët që përshkruajnë pronësinë (i imi, e imja) dhe pozicionin (nën, mbi) janë mjete të rëndësishme për fëmijën tuaj që të shprehë kuptimin e tij/saj për botën. Aktivitetet e përditshme dhe lojërat e thjeshta si leximi i librave dhe bisedat e përditshme do t'i zhvillojnë fëmijës suaj aftësitë gjuhësore dhe komunikuese.