Edukimi seksual dhe biseda me fëmijët për seksin: 0 deri në 2 vjeç

Bisedat e hershme për seksin mund të dërgojnë mesazhin se seksi dhe seksualiteti janë pjesë të shëndetshme të jetës. Është e rëndësishme që fëmijët të ndihen mirë kur vijnë te ju për të marrë informacione të besueshme e të sinqerta. Fëmijët e vegjël mund të duan të dinë se si trupat e vajzave dhe djemve janë të ndryshëm dhe gjithashtu nga vijnë foshnjat. Shpjegojini gjërat me fjalë te thjeshta dhe që fëmijët mund t'i kuptojnë dhe të sigurohen se ato që juve u shpjeguat atyre janë të vërteta.
Body

Të flasësh për seksin dhe seksualitetin me fëmijët e vegjël

Nuk është kurrë herët që të flasësh me fëmijën për seksin. Të flasësh për seksin, seksualitetin dhe trupat njerëzore që kur fëmija yt është i vogël mund ta ndihmojë fëmijën që të kuptojë se seksi dhe seksualiteti janë pjesë të shëndetshme të jetës.

Bisedat e hapura dhe të sinqerta kur fëmija është i vogël mund t'i bëjë më të lehta bisedat e mëvonshme. Gjithashtu, këto biseda të hershme u japin bazë fëmijëve që të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme për seksin kur janë më të rritur.

Mesazhi kryesor i hershëm është se fëmija juaj mund të vijë tek ju për informacion, të hapur, të ndershëm dhe të besueshëm, dhe se fëmija juaj nuk duhet të ndihet i frikësuar ose në siklet për t'ju pyetur për seksin dhe seksualitetin.

Dhe lajmi i mirë është se të flasësh për seksin dhe seksualitetin nuk është një bisedë që bëhet vetëm njëherë dhe që duhet të kesh të drejtë. Është një bisedë që vazhdon dhe zhvillohet ndërsa fëmija rritet.

Seksualiteti nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Kjo është edhe mënyra se si ndihet fëmija për trupin e tyre në zhvillim. Kështu fëmija i kupton dhe i shpreh ndjenjat e intimitetit, tërheqjes dhe përzemërsisë për të tjerët dhe se si fëmija zhvillon dhe mban marrëdhënie të respektueshme me të tjerët.

Tre hapa për të folur për seksin

Tre hapa bazë mund të të ndihmojnë të flasësh me fëmijën për seksin.

Së pari: zbulo se çfarë di fëmija yt, p.sh, ''nga vijnë foshnjat?'' ose ''ke dëgjuar se nga vijnë foshnjat?''

Së dyti: korrigjoni çdo informacion të gabuar dhe jepni fakte, p.sh ''asnjë fëmijë nuk rritet në barkun e mamit të tyre, ata rriten në një vend të veçantë brenda barkut të mamit të tyre, të quajtur mitër''.

Së treti: përdore bisedën si një mundësi për të folur për mendimet ose ndjenjat e tua, p.sh ''disa njerëz duan vërtet të kenë një fëmijë kur janë gati dhe njerëz të tjerë nuk janë shumë të sigurt për të pasur një fëmijë''.

Si të flasësh për seksin, seksualitetin dhe trupin e njeriut: këshilla për të gjitha moshat

Këto këshilla mund ta bëjnë më të lehtë të flasësh me fëmijët e çdo moshe për seksin.

Shpjegoji gjërat sipas moshës së fëmijës
Shpjegoji gjërat me fjalë të tilla që fëmija yt mund t'i kuptojë. Për shembull, gjashtëvjeçarët nuk duan një shpjegim të gjatë të ovulacionit, edhe pse mund të jenë të magjepsur kur dinë se gratë kanë vezë shumë të vogla dhe që mund të bëjnë një fëmijë. Është më mirë që të bësh një shpjegimin të shkurtër, të saktë dhe pozitiv nëse mundesh. Fëmija juaj mund të kthehet përsëri tek ti nëse do të dojë më shumë informacion.

Përdor emrat e saktë për pjesët e trupit
Është një ide e mirë që të përdorni emrat e saktë kur jeni duke folur për pjesët e trupit – për shembull, penisi, testikujt, vagina. Përdorimi i emrave të saktë ndihmon për të dërguar mesazhin se të flasësh për këto pjesë të trupit tonë është e shëndetshme. Gjithashtu, nëse fëmija i di emrat e saktë të pjesëve të trupit, fëmija yt do të jetë në gjendje të komunikojë qartë për trupin e tij me ty ose me njerëz të tjerë si mjekët, edukatoret nëse do të ketë nevojë.

Thuaj 'Nuk e di' nëse nuk ke përgjigje
Fëmija juaj nuk ka nevojë që ju të jeni një ekspert – fëmija juaj thjesht duhet të dijë se ai mund t'ju pyesi për çdo gjë që ai ka nevojë.

Nëse nuk di ç'të thuash, thuaji fëmijës se je i kënaqur që të ka pyetur, se nuk e di përgjigjen dhe se do të kërkosh ca informacione dhe do t'i përgjigjesh patjetër më vonë. Pastaj sigurohu që t'i përgjigjesh patjetër fëmijës ose mund të sugjerosh që të kërkoni më shumë informacion së bashku.

 përfshihen të dy prindërit
Është mirë që të dy prindërit të përfshihen në biseda për seksin. Kur përfshihen të dy prindërit, fëmijët mësojnë se është në rregull të flasësh për seksin dhe seksualitetin. Kjo mund t'i ndihmojë fëmijët të ndihen më rehat duke folur për trupin e tyre, të marrin përgjegjësinë për ndjenjat seksuale dhe të komunikojnë në marrëdhënie intime kur janë më të rritur.

Fillo një bisedë
Disa fëmijë nuk bëjnë shumë pyetje, prandaj mund të jetë e nevojshme që ju si prindër të filloni një bisedë. Është një ide e mirë të mendosh se çfarë të thuash që më parë, pastaj të zgjedhësh një kohë të mirë për ta diskutuar temën. Për shembull, nëse dikush flet për shtatzaninë në televizor, mund të thuash: ''pak më parë dëgjova në televizor të flitej për shtatzaninë. Më bëri të pyesja veten nëse ti e di se çfarë është kjo?''

Disa fëmijë e kanë më të lehtë të flasin pa u parë sy ndër sy me ju, kështu që mund të planifikosh të flasësh ndërsa ti dhe fëmija juaj po udhëtoni në makinë.

Përgatitu para bisedës
Mund të ndihesh në siklet ose jorehat që të flasësh për seksualitetin, ose të përdorësh fjalë si ''penis'' ose ''vaginë'' kur flet për trupin e njeriut dhe pjesët e tij. Kjo është mëse e kuptueshme. Është një ide e mirë të përgatitesh më parë duke menduar se për çfarë ndihesh më rehat për të diskutuar dhe pastaj merr informacion rreth asaj. Për shembull, nëse nuk e ke problem të flasësh për pjesën e poshtme të trupit, por jo për gjinjtë, përpiqu që të përdorësh këtë fjalë për të filluar bisedën.

Është e rëndësishme që fëmijët të dinë ndryshimin midis prekjes në pjesë të trupit që janë jo problematike dhe prekjes në pjesë të trupit që janë të rrezikshme dhe që nuk duhet të ndodhin. Sigurohu që fëmija ta dijë se mund t'i thonë ''Jo!'' çdo prekjeje që nuk e duan dhe se është gjithnjë në rregull t'i thuash një të rrituri të besuar se prekja që po bën ai nuk është në rregull. Po të flasësh me fëmijën për abuzimin seksual, fëmija do të jetë i sigurt.

0-2 vjeç: çfarë të thuash për seksin, seksualitetin dhe trupin e njeriut

Ju mund të përdorni momentet e përditshme për të ndihmuar fëmijën tuaj të mësojë për trupin e tij – për shembull, koha e banjës ose ndërsa jeni duke e ndihmuar fëmijën tuaj të vishet janë kohë të mira për ta prezantuar me emrat e pjesëve të trupit.

2-3 vjeç: çfarë të thuash për seksin, seksualitetin dhe trupin e njeriut

Shumica e fëmijëve të moshës 2-3 vjeçare janë shumë kureshtarë për trupin e tyre dhe të fëmijëve të tjerë. Ata do të vërejnë gjithashtu se trupat e djemve dhe te vajzave janë të ndryshëm. Fëmija mund të të pyesë: ''Ç'është kjo?'' Mund t'i mësosh fëmijës se çdo pjesë e trupit ka një emër dhe ''funksion'' të caktuar në trupin e njeriut. Për shembull, djemtë kanë penis dhe vajzat kanë vaginë.

Ёshtë e dobishme shpesh që të shohësh një libër me figura së bashku me fëmijën. Mund t'i përdorësh fotografitë për ta ndihmuar fëmijën që të mësojë emrat e pjesëve të trupit dhe të kuptojë ndryshimet mes djemve dhe vajzave.

4-5 vjeç: çfarë të thuash për seksin, seksualitetin dhe trupin e njeriut

Fëmijët e moshës 4-5 vjeçare shpesh pyesin se nga vijnë foshnjat. Ata mund të kuptojnë se një foshnjë rritet në mitrën e një nëne, dhe se për të bërë një fëmijë ju duhet një spermatozoid (si një farë e vogël) nga një burrë dhe një ovul (si një vezë e vogël) nga një grua.

Nëse fëmija të pyet ''Nga vij unë?'', mund ta pyesësh: ''Si mendon ti ?'' Kjo ju ndihmon të kuptoni se çfarë po kërkon vërtet fëmija juaj dhe sa shumë kupton fëmija juaj. Ju mund të jepni një shpjegim të thjeshtë si ''Foshnjat rriten në një vend brenda barkut të nënës së tyre të quajtur mitër''.

Nëse je shtatzënë, fëmija yt mund të pyesë: ''nga ku del fëmija?'' Jepi një përgjigje të thjeshtë, por të saktë, si p.sh ''Motra jote e vogël po rritet në mitrën time. Kur të mbarojë së rrituri, do të kaloje përmes kanalit të lindjes, i cili quhet vaginë''.

6-8 vjeç: çfarë të thuash për seksin, seksualitetin dhe trupin e njeriut

Kur janë gjashtë vjeç, shumë fëmijë janë të interesuar se si bëhen foshnjat dhe mund të bëjnë shumë pyetje.

Nëse fëmija të pyet: ''Si hyri fëmija në mitrën tënde?'' pyete fëmijën se çfarë mendon. Kjo të ndihmon të kuptosh se çfarë di tashmë fëmija yt. Pastaj mund ti shpjegosh thjesht, duke dhënë as shumë dhe as pak informacion po aq sa të ndihesh rehat dhe jo në siklet. Për shembull, ''Për të bërë një fëmijë, duhet që një spermatozoid nga një burrë dhe një vezë nga një grua të bashkohen''.

Ju mund ti shpjegoni se kjo ndodh kur një burrë dhe një grua kanë marrëdhënie seksuale, kjo do të thotë që është veprimi kur burri vendos penisin e tij brenda vaginës së gruas. Gjithashtu, është mirë të shpjegohet se marrëdhëniet seksuale janë diçka që të rriturit e bëjnë kur e duanqë të dy dhe se nuk është një veprim vetëm për të bërë fëmijë.

Gjithashtu, mund të të pëlqejë të thuash se ndonjëherë foshnjat hyjnë në familje në mënyra të ndryshme si me fekondimin artificial, adoptimi, kujdesi birësues ose kujdesi nga gjyshërit.

Nuk duhet të presësh që fëmija të të bëjë një pyetje. Mund ta fillosh vete bisedën duke pyetur: ''A e ke pyetur ndonjëherë veten si ke lindur dhe nga ke ardhur?'' Ose mund të shohësh një grua shtatzënë dhe t'i thuash fëmijës: ''Ajo grua ka një fëmijë që rritet brenda një organi që quhet mitër në barkun e saj. A e di se si fëmija arriti atje?''

Gjithashtu, mund të lexoni një libër së bashku për të diskutuar se nga vijnë foshnjat.

Është një ide e mirë që të filloni të flisni me fëmijën tuaj për pubertetin dhe se si trupat ndryshojnë në pubertet shumë më parë se fëmija juaj të fillojë pubertetin. Kjo mund të jetë kur fëmija juaj është rreth moshës 6-8 vjeçare.

Nëse fëmija juaj shikon padashje, për pak sekonda seks ose pornografi mos u streso. Kjo mund të jetë një mundësi për të folur me fëmijën për marrëdhënien seksuale dhe ti shpjegosh se nuk duhet që fëmijët të shohin veprime te tilla. Dhe të flasësh për këto çështje është një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur fëmijën të sigurt nga ndikimi i internetit.