Eksplorimi i objekteve!
Materialet që ju nevojiten: tabaka prej kartoni, plastike ose alumini; topa ose lodra në madhësinë e duarve të fëmijës suaj; shirit ngjitës.
Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të filloni, sigurohuni që të përgatisni vendin ku fëmija juaj do të kryejë aktivitetin. Për këtë aktivitet, fëmija juaj duhet të jetë i ulur në një karrige për fëmijë.
Filloni duke përdorur shiritin për të ngjitur lodrat në karton ose në tabaka, më pas uleni fëmijën tuaj në karrige dhe vendoseni tabakanë ose kartonin përpara tij/saj. Ftojeni atë të shikojë lodrat dhe të kapë njërën nga lodrat me dorën e tij/saj. Ju mund ta modeloni këtë veprim për ta inkurajuar atë të imitojë lëvizjet tuaja dhe t'i ndihmoni nëse e kanë të vështirë ta heqin plotësisht lodrën (ju lutemi hiqni çdo shirit ngjitës nga lodrat).
Mos harroni ta motivoni dhe të përgëzoni fëmijën sa herë që arrin të marrë një lodër, ose sa herë që punon për ta hequr atë nga kartoni.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju do ta ndihmoni fëmijën tuaj të forcojë muskujt e duarve dhe të koordinojë lëvizjet e tij/saj.