Fëmija juaj nuk po ushqehet mirë? Ide dhe këshilla!
Fëmija juaj nuk ha - apo nuk ha mjaftueshëm?
Shumë prindër shqetësohen nëse fëmijët e vegjël 1-2 vjecarë po hanë mjaftueshëm ushqim të shëndetshëm. Eshtë e zakonshme që fëmijët e vegjël të hanë vetëm sasi shumë të vogla, të bëjnë naze për atë që hanë dhe të refuzojnë të hanë.
Ka disa arsye për këtë:
- Orekset e fëmijëve ndryshojnë vazhdimisht për shkak të hopeve/shpërthimeve të rritjes dhe ndryshimeve në aktivitet.
- Fëmijët e vegjël nuk rriten aq shpejt sa foshnjat, kështu që ata kanë nevojë për më pak ushqim.
- Fëmijët e vegjël kanë stomak të vogël.
- Fëmijët e vegjël janë shumë të interesuar për botën përreth tyre, kështu që ata kanë hapësirë të shkurtër vëmendjeje për ushqimin.
- Fëmijët duan të shtyjnë kufijtë dhe të tregojnë se sa të pavarur mund të jenë.
Të pëlqesh një ushqim një ditë dhe ta refuzosh atë ditën tjetër është një sjellje e zakonshme e fëmijëve. Eshtë një nga mënyrat që fëmijët e vegjël tregojnë se sa të pavarur janë. Mund të ndihmojë të mendoni në këtë mënyrë: ju ofroni mundësi ushqimi të shëndetshëm për fëmijën tuaj dhe fëmija juaj vendos se sa ushqim do të hajë - ose nuk do të hajë.
Ulje dhe ngritje të oreksit: si t'i trajtoni ato!?
Nëse fëmija juaj nuk do të hajë ose nuk do të hajë vakte të plota, mund të provoni të zvogëloni sasinë që ju ofroni. Eshtë normale që fëmijët e vegjël të kenë nevojë për porcione të vogla gjatë vaktit.
Gjithashtu, shmangni përpjekjen për ta detyruar fëmijën tuaj që të përfundojë gjithçka në pjatë, sepse kjo mund të bëjë stresuese kohën e ngrënies. Në vend të kësaj, lavdërojeni fëmijën tuaj që ka provuar një lugë ose ka pirë pak ujë, nëse kjo është gjithçka që ata duan.
Në periudha të rregullta midis vakteve, mund t'i ofroni fëmijës suaj ushqime të shëndetshme, si fruta ose perime. Kjo duhet ta mbajë me energji fëmijën tuaj, nëse ai/ajo ha vetëm sasi të vogla në vaktet kryesore.
Për sa kohë që ofroni ushqim të shëndetshëm, përpiquni të mos shqetësoheni nëse fëmija juaj nuk ha shumë ndonjëherë. Fëmija juaj nuk do të vuajë nga uria. Fëmijët në fakt janë shumë të mirë në gjykimin se sa ushqim kanë nevojë.
Mund të ndihmojë për të gjykuar oreksin e fëmijës suaj gjatë një jave, në vend të një dite të vetme. Eshtë OK nëse fëmija juaj ha më pak sot - nesër mund të jetë më i/e uritur.
Provimi i ushqimeve të reja: këshilla
Ju mund të mendoni se fëmija juaj është me naze dhe do të hajë vetëm një ose dy ushqime të veçanta.
Por fëmijët e vegjël do të provojnë ushqime të reja, nëse ju vazhdoni të ofroni. Këtu janë disa ide që mund të ndihmojnë.
Krijimi i një mjedisi pozitiv për të ngrënë
- Bëjeni kohën e ngrënies një moment familjar të lumtur, të rregullt dhe shoqëror. Uluni së bashku për të ngrënë me fëmijën tuaj sa herë që të keni mundësi.
- Tregojini fëmijës tuaj sa kënaqeni duke ngrënë ushqimin që keni përgatitur.
- Përfshijeni fëmijën tuaj në ndihmën për përgatitjen dhe gatimin e vakteve familjare.
- Ofroni ushqime të reja kur ju dhe fëmija juaj jeni të relaksuar dhe fëmija juaj nuk është shumë i/e lodhur ose i/e hutuar nga gjërat e tjera.
- Vendosni një afat kohor prej rreth 20 minutash për një vakt. Nëse fëmija juaj nuk e ka ngrënë ushqimin, hiqeni atë dhe mos ofroni një ushqim të lehtë ose vakt alternativ.
- Shmangni ndëshkimin e fëmijës tuaj për refuzimin e provimit të ushqimeve të reja. Kjo mund ta kthejë shijimin e ushqimeve të reja në një gjë negative.
- Shmangni dhënien e shpërblimit fëmijës tuaj me ëmbëlsira vetëm në mënyrë që ai/ajo të hajë ushqim të shëndetshëm. Kjo mund ta bëjë fëmijën tuaj më të interesuar për ëmbëlsirat sesa ushqimin e shëndetshëm dhe dërgon mesazhin se ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është një detyrë e rëndë.
Ofrimi i ushqimeve të reja
- Vazhdoni të ofroni ushqime të reja. Mund të duhen 10-15 përpjekje që fëmijët të pranojnë dhe të shijojnë ushqime të reja.
- Shërbejini fëmijës tuaj të njëjtat ushqime si pjesa tjetër e familjes. Fëmija juaj do të marrë përfitimet ushqyese të një game të gjerë ushqimesh dhe do të pranojë shije dhe cilësi të reja si 'normale'.
- Shoqërojini ushqimet e reja me ushqime që fëmija juaj tashmë i njeh dhe i pëlqen.
- Nëse fëmija juaj refuzon diçka, ofrojeni përsëri brenda një jave apo më shumë. Fëmija juaj mund ta gëlltisë atë dhe madje të kërkojë më shumë - interesi i tyre për ushqimin mund të luhatet shumë.
Duke ndjekur drejtimin e fëmijës suaj
- Lëreni fëmijën tuaj të prekë, të lëpijë dhe të luajë me ushqimin, dhe pritni ndonjë rrëmujë ndërsa ai mëson të hajë.
- Lëreni fëmijën tuaj të ushqehet dhe jepini fëmijës tuaj ndonjë ndihmë nëse është e nevojshme.
- Nëse fëmija juaj humbet interesin, ose duket i/e lodhur, çuditshëm ose i/e sëmurë, hiqeni ushqimin.
Pasi të keni gjetur diçka që fëmija juaj ha dhe i pëlqen, mund të jetë joshëse të vazhdoni ta shërbeni atë. Por fëmija juaj duhet të hajë një larmi të madhe ushqimesh për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten për rritje dhe zhvillim. Prandaj, është e rëndësishme t'i ofroni fëmijës tuaj shumë ushqime të ndryshme.
Ofroni një larmi ushqimesh ushqyese nga pesë grupet ushqimore në çdo vakt familjar. Zgjidhni edhe vetë shumëllojshmëri ushqimesh - tregojini fëmijës tuaj se jeni të gatshëm të provoni ushqime të reja dhe se edhe ju i shijoni ato. Ushqimi i shëndetshëm familjar dhe një mjedis ushqimor që inkurajon një qëndrim pozitiv ndaj ushqimit të shëndetshëm, bëjnë një fillim të mrekullueshëm për fëmijën tuaj.
Shenjat që fëmijët e vegjël mund të kenë nevojë për ndihmë me ushqimin dhe ngrënien!
Nëse fëmija juaj është përgjithësisht i shëndetshëm dhe rritet mirë, dhe ka energji të mjaftueshme për të luajtur, mësuar dhe eksploruar, fëmija juaj ndoshta po ha mjaftueshëm.
Por, kontrolloni me mjekun tuaj, infermieren e konsultores ose një dietolog/e nëse:
- fëmija juaj ha vetëm një gamë shumë të vogël ushqimesh.
- fëmija juaj nuk do të hajë grupe të tëra ushqimore për një kohë.
- fëmija juaj vazhdimisht refuzon ushqimin.
- jeni e shqetësuar për rritjen ose ushqimin e përgjithshëm të fëmijës tuaj.