Figura në tavan
Materialet që ju nevojiten: Jastëk ose sipërfaqe ku ndërroni pelenën e fëmijës; Top plastik ose celular për fëmijë; Letra me ngjyra; dhe Ngjitëse letre.
Çfarë mund të bëni së bashku: Kur fëmija juaj është i/e vogël, duhet të përfitoni në çdo moment për ta stimuluar atë dhe për të zhvilluar aftësitë e tij/saj. Këtë herë do të ndihmoni foshnjën tuaj që të zhvillojë aftësitë motorike.
Ju mund të vendosni në tavan, vetëm mbi hapësirën ku ndërroni fëmijën, një top plastik, një celular lodër ose figura me letra dhe ngjyra. Kjo duhet të varet në një distancë që ju lejon juve t'i arrini dhe jo fëmija juaj.
Nëse fëmija juaj është më pak se dy muajsh, është mirë të ketë një hapësirë 30 cm midis fëmijës tuaj dhe celularit ose topit. Nëse fëmija juaj është pak më i madh, mund të lini një distancë deri në 90 cm.
Është koha për të ndryshuar pelenën! Shtrijeni fëmijën tuaj në tavolinën e ndërrimit dhe tërhiqni vëmendjen e tij/saj tek objekti i varur. Shikojeni atë për një moment ndërsa filloni të ndërroni pelenën. Lëvizni pak topin, celularin ose figurat dhe vëzhgoni reagimin e tij/saj.
Foshnja juaj do të magjepset dhe me shumë mundësi do të përpiqet ti arrijë ato. Lëreni atë që ta provojë dhe përgëzojeni beben tuaj për përpjekjen.
Kur të mbaroni ndërrimin e pelenës, mbajeni fëmijën tuaj dhe afrojeni atë sa më afër objektit. Lëreni foshnjën ta prekë dhe ta shikojë atë, në kënde të ndryshme.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë ushtrim, fëmija juaj do të forcojë muskujt e qafës, kokës, trupit dhe krahëve, gjë që do ta ndihmojë atë të zvarritet dhe të ecë kur të jetë koha e duhur. Gjithashtu, kjo do të stimulojë ndjenjën e shikimit, përqendrimit dhe krijimtarisë te foshnja juaj.