Fotografitë familjare
Materialet që ju nevojiten: Album me foto familjare.
Çfarë mund të bëni së bashku: Për fëmijët më të vegjël të cilët janë të mësuar me fotografi dixhitale, albumet me foto familjare janë një mënyrë e prekshme për t`iu mësuar fëmijëve historinë e familjes së tyre!
Përcaktoni një kohë që të uleni së bashku dhe të shikoni fotot e vjetra të familjes, duke treguar njerëzit që ata mund t`i njohin në fotografi. Mund të shikoni një sërë albumesh me fotografi tek tavolina e kuzhinës apo të shikoni një apo dy fotografi të veçanta ndërsa jeni të përqafuar në divan.
Fëmijëve do t`ju pëlqejë që të hamendësojnë identitetin e tyre në fotografi dhe mund të befasohen se sa gjyshi dhe gjyshja u ngjasonin atyre kur ishin të vegjël! Provoni të gjeni fotografi të tre ose katër brezave të familjes suaj në të njëjtën moshë dhe krahasoni ato për ngjashmëri. Mund të ju duhet t'ua shpjegoni se dikur fotot ishin vetëm bardh e zi!
Një aktivitet argëtues është të gjeni një foto familjare të bërë kur ishit më të rinj dhe të përpiqeni ta ri-krijoni atë sot. Printoni fotot dhe vendosi krah për krah - rezultatet me siguri do t`ju bëjnë të buzëqeshni!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Gjeni albumet e vjetra të fotove dhe mblidhuni me fëmijët, prindërit dhe gjyshërit për të bërë një udhëtim në kohë. Ky aktivitet i nxit fëmijët të mendojnë për jetën e familjes së tyre para se ata të ishin të pranishëm, gjersa zhvillojnë aftësitë e tyre emocionale dhe sociale si dhe ndjenjën e përkatësisë. Ky aktivitet përshtatet edhe me krijimin e pemës familjare.