Fruta dhe perime miqësore për fëmijët: Shembuj me fotografi
Fruta dhe perime: Jepni një shembull të mirë dhe argëtohuni
Jepni shembullin tuaj: nëse doni që fëmija juaj të hajë fruta dhe perime, sigurohuni që ajo t'ju shohë duke shijuar edhe ju frutat dhe perimet tuaja çdo ditë.
Bëjini vaktet argëtuese. Pretendoni se pureja e patates është 'zamkë patatesh' ku perimet e tjera kanë qejf të ngjiten. Fëmijët mund të zhytin lugët me pure patatesh në grumbuj perimesh të tjera si bizele, misër dhe copëza karrotash.
Kthejeni një pite apo një picë të thjeshtë në një fytyrë zbavitëse: "Zoti Perim", duke përdorur perime të ndryshme për të bërë sytë, hundën, gojën dhe veshët.
Perimet: futini ato kudo që të mundeni
Shtojini më shumë vlera dietës së fëmijës tuaj duke shtuar perime në ushqimet e preferuara. Për shembull, shtojini karrota dhe kungull të grirë salcës bolonjeze.
Fëmijët i duan hamburgerat, kështu që 'pasurojini' qoftet e hamburgerit me perime shtesë si bizele, misër, selino dhe brokoli të grirë hollë, ose kungull dhe karrota të grira.
Supa e bërë në shtëpi me kungull ose me domate është popullore për fëmijët dhe plot shije. Shërbejeni në tasin apo pjaten e tij të preferuar me rriska buke te thekur anash.
Bëji frutat dhe perimet miqësore për fëmijët
Frutat dhe perimet e ndara ne feta janë të lehta për t'u ngrënë nga fëmijët. Kontrolloni bananet për t'u siguruar që majat e tyre mund të hapen lehtësisht. Zgjidhni mandarinat që janë të vogla dhe kanë lëkurën më të lehtë për t'u qëruar.
'Unë mund të ha një ylber': bëj një ylber frutash duke përdorur cfarëdo fruti të stinës. Në foto keni një shembull me luleshtrydhe, ananas, shalqi, kiwi, rrush të kuq, portokalle ose shalqi dhe boronica. Inkurajoji fëmijët që të provojnë çdo frut në ylber.
Në raste të veçanta kur shërbehen ëmbëlsira, përpiquni t'i kombinoni me ushqime të shëndetshme. Për shembull, përfshini një biskotë, copë keku apo cokollatë në një shkop të mbushur me fruta, në vend që t'i ofroni ëmbëlsirat më vete.