Garë me tullumbace me uje!
Materialet që ju nevojiten: lugë, tullumbace me ujë, kovë uji - një për çdo vrapues (ose ekip), tavolinë (opsionale).
Çfarë mund të bëni së bashku: Në një zonë me bar jashtë krijoni dy stacione, në mënyrë ideale rreth 10m deri 20m larg nga njëri-tjetri - sa më e madhe distanca, aq më e vështirë do të jetë loja! Në një stacion, vendosni një kovë të madhe - mund të përdorni vetëm një kovë të vetme, ose të vendosni një seri kovash në një linjë (një për lojtar/ekip lojtarësh). Në stacionin tjetër, vendosni nga një tullumbac të vogël të mbushur me ujë, për çdo lojtar/ekip lojtarësh.
Sapo dëgjojnë sinjalin "nisu", lojtarët duhet të përdorin lugën e tyre për të mbajtur tullumbacen me ujë, nga njëri stacion në tjetrin. Nëse luajnë në ekipe, lojtarët sipas radhës kalojnë lugën që mban një tullumbac me ujë, tek anëtari tjetër i ekipit pasi të bëjnë vetë distancën.
Lojtari ose ekipi i parë që mbush kovën me tullumbace fiton ndeshjen! Ndoshta mund të mendoni edhe një numër të caktuar të tullumbaceve me ujë brenda në kovë, që përcakton fituesin edhe nëse nuk mbushet kova plot.
Fëmijët do të mësojnë se shpejtësia nuk është gjithçka - ndonjëherë, nëse merrni kohën e duhur mund të jetë shumë më efektive!
Për ta bërë lojën më të komplikuar, përcaktoni pengesa për lojtarët për të lëvizur. Dhe për të pasur të qeshura shtesë, nxisni 'spektatorët' që të luajnë në fund me lojtarët me pistoleta uji.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë emocionuese për fëmijët është e përshtatshme për të gjitha moshat - dhe kërkon përgatitje minimale dhe nuk kërkon shumë pajisje! Fëmijët do kënaqen në lojë ndërsa mësojnë rreth gatishmërisë, zhvillojnë ekuilibrin dhe koordinimin e tyre.