Gjetja e dy! Ose tre objekteve!
Materialet që ju nevojiten: Objekte të përditshme që mund të gjenden në shtëpinë tuaj: lugët, veshje, libra apo revista, shkumësa me ngjyra apo lapsa.
Çfarë mund të bëni së bashku: Kërkoni të gjeni “dy” apo “tre” artikuj së bashku. Për të filluar mund të thoni: “Shiko të gjitha lugët. A mund t`i gjejmë DY lugë? Oh, ja ku është një - ja ku është edhe një tjetër. Tani kemi DY lugë!”. Më pas mund t`i kërkoni fëmijës tuaj të gjej “edhe dy lug të tjera”. Vendosni të gjitha bashkë. Tjetër herë, përdorni diçka tjetër, siç janë mollët – “Le të gjejmë DY molla, një për ty dhe një për mua!”
Në varësi të interesit dhe shkathtësive të fëmijës suaj, mund të gjeni dhe të numëroni edhe më shumë objekte. Gjithmonë gjeni artikujt për të cilët fëmija juaj është i interesuar dhe që kanë kuptim të përditshëm. Aktiviteti mund të jetë pjesë e rutinës së përditshme, siç është përgatitja e ushqimit – “Të lutem, gjeji tre gota, një për ty, një për mua, dhe një për gjyshen”. Ndonjëherë, fëmijës tuaj mund t`i pëlqej të vizatoj (për shembull) dy molla. Po ashtu, mund të kërkoni “dy” apo “tre” objekte të ndryshme në revista dhe nëse është një revistë e vjetër, mund të prisni dhe ngjitni këto fotografi.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj zhvillon të kuptuarit e saj/tij për numrat - jo vetëm duke numëruar përmendësh, por duke i lidhur ato numra me grupe reale të objekteve. Duke e bërë këtë pjesë të jetës së përditshme, ju e ndihmoni fëmijën tuaj të bëhet kurioz dhe i etur për matematikën, madje edhe në këtë moshë të re. Në të njëjtën kohë, fëmija juaj kupton më mirë sesi objektet mund të “përkasin së bashku” - pjesë e të mësuarit sesi të bëhet renditja dhe klasifikimi.