'Hapësira e Kërmillit!'
Materiale që ju nevojiten: shkumësa.
Çfarë mund të bëni së bashku: Fëmijëve do t'u duhet një shesh lojrash ose një hapësirë me beton për të luajtur lojën 'hapësira e kërmillit'. Vizatoni një spirale gjigante në tokë që të jetë, në formën e guaskës së kërmillit. Shënoni qendrën e guaskës me një yll - kjo do jetë 'shtëpia' - dhe ndani pjesën tjetër të spirales me shkumës në hapësira/segmente me vija. Fëmijët pastaj marrin radhën për të luajtur lojën një nga një. Duke filluar në skajin e jashtëm të spirales, lojtarët kërcejnë në njërën këmbë përgjatë hapësirave, duke u përpjekur të mos prekin vijat. Pasi arrijnë në 'shtëpi', ata kthehen në pikën e fillimit. Nëse arrijnë 'te shtëpia' dhe kthehen duke u hedhur pa prekur asnjë vijë, ata mund të zgjedhin një nga hapësirat dhe të shkruajnë brenda saj, shkronjën e parë të emrit të tyre. Lojtari tjetër pastaj merr radhën për të luajtur - por këtë herë ata duhet që të kërcejnë dhe të shmangin çdo hapësirë që ka një shkronjë në të. Lojtarët vazhdojnë lojën derisa të ketë nga një shkronjë në çdo hapësirë. Në fund, lojtari që ka shkronjën e parë të emrit, në numrin më të madh të hapësirave fiton!
Fakt argëtues: Kërmillat mbajnë të njëjtën guaskë gjatë gjithë jetës së tyre - ndërsa plaken, guaska bëhet më e madhe!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Hapësira e kërmillit është një lojë argëtuese, sociale që i bën fëmijët të kërcejnë dhe të hidhen në një ambient të hapur. Ndërsa luajnë, ekuilibri dhe koordinimi i tyre vihet në provë - gjithashtu do bëjnë edhe shumë aktivitet fizik.