Heqja nga gjiri: ndalimi i ushqyerjes me gji
Çfarë është heqja nga gjiri?
Heqja nga gjiri do të thotë ndalimi i ushqyerjes me gji.
Mund të vendosni të mos i jepni gji kur ose para se foshnja të arrijë 6 ose 12 muaj. Për shembull, mund të filloni të mendoni heqjen nga gjiri, kur të jetë koha për t'u kthyer në punë.
Madje, fëmija juaj mund të fillojë heqjen nga gjiri para se të jeni gati, por kjo është më pak e zakonshme.
Ushqyerja ekskluzive me gji rekomandohet derisa fëmija juaj të fillojë të hajë ushqime të ngurta rreth gjashtë muajsh. Është më mirë për fëmijën tuaj nëse vazhdoni të ushqeni me gji ndërsa i jepni fëmijës suaj ushqime të ngurta derisa ai/ajo të jetë të paktën 24 muajsh (2 vjeç) ose më i/e madh/e.
Procesi i largimit nga gjiri
Kur të ndaloni ushqyerjen me gji, është ide e mirë të bëhet në një proces të ngadaltë. Në këtë mënyrë foshnja mund të mësohet me ndryshimin e rutinës dhe të dietës, si dhe trupi juaj mund të mësohet që të mos bëjë më qumësht.
Nëse vendimi për largimin nga gjiri është i yti dhe jo i foshnjës, mund të ju duhet që ofroni më tepër ngushëllim gjersa ju dhe fëmija bëni kalimin në ushqimin me shishe ose pirjen nga gota. Përqafimet e shumta dhe kalimi i kohës me ju mund ta ndihmojnë foshnjën tuaj të ndihet i/e sigurt dhe i/e dashur.
Largimi nga gjiri në perspektivën e foshnjës
Mund të largoni foshnjen nga gjiri duke përdorur gotën ose shishen. Ky vendim varet nga mosha e foshnjës suaj – nëse foshnja është rreth 7-8 muaj, ai mund të mësojë të pijë direkt nga gota.
Mosha e foshnjës përcakton edhe nëse duhet të zëvendësoni qumështin e gjirit me formulën për foshnje apo me qumësht të lopës – foshnjave më të vogla se 12 muaj nuk duhet t'u ofrohet qumështi i lopës, prandaj ata duhet të kalojnë në formulë.
Kur filloni procesin e largimit nga gjiri, hapi i parë është të zëvendësoni gjidhënien gjatë vaktit për të cilin fëmija është më pak i interesuar dhe t'i jepni foshnjës qumësht formule për foshnje ose qumështin e lopës përmes gotës ose shishes. Filloni me largimin e një ushqyerje në ditë dhe prisni disa ditë ose një javë para se largoni një vakt tjetër.
Largimi nga gjiri në perspektivën e nënës
Nëse ndaloni ushqyerjen me gji shpejt, gjinjtë mund të mbushen me qumësht dhe të mos ndihen rehat. Për të parandaluar mbushjen e gjinjve, ndonjëherë mund t'ju duhet të shtrydhni qumështin. Shtrydhni vetëm aq sa mjafton që të ndjeheni rehati – nëse shtrydhni shumë atëherë në të vërtetë do stimuloni rritjen e furnizimit.
Disa nëna duhet të kalojnë nga një ushqyerje në ditë - në një ushqyerje çdo disa ditë për të shmangur mbushjen e gjinjve para se të ndalojnë plotësisht ushqyerjen me gji.
Duhet të keni kujdes nga gjinjtë me “kokrra (gunga)”. Pasi foshnja juaj të pushojë së ushqyeri me gji, mund të keni gjokse me “kokrra” për 5-10 ditë. Prezenca e “kokrrave” mund të tregojë një bllokim ose fillimet e mastitit. Nëse ndodh kjo, përpiquni t'i masazhoni ose të ndrydhni një sasi të vogël qumështi. Kjo mund të ndihmojë në pakësimin e kokrrave.
Nëse ndonjë gungë është e vazhdueshme apo e dhimbshme, ose filloni të ndjeni simptoma të ngjashme me gripin, konsultohuni me mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nëse foshnja juaj është më e madhe se gjashtë muaj dhe po zhvillohet mirë, mund të vendosni të provoni largimin nga gjiri gjatë natës, ndërkohë jeni ende duke ushqyer me gji gjatë ditës. Nga ana tjetër, nëse jeni komfort me ushqyerjen e foshnjës gjatë natës, nuk duhet nxituar me largimin e ushqimit gjatë natës. Mund të zgjedhësh se çfarë funksionon më mirë për ty dhe fëmijën tënd.
Largimi nga gjiri, shtatzënia dhe kontraceptivët
Ushqyerja me gji ju mbron nga mbetja shtatzënë, veçanërisht nëse:
- Ushqeni (ekskluzivisht) vetëm me gji
- Nuk ka filluar ende cikli menstrual
- Foshnja juaj është më e vogël se gjashtë muajshe dhe nuk fle për periudha të gjata midis të ushqyerit.
Kur filloni të largoni nga gjiri foshnjën tuaj, ushqyerja me gji mund t'ju ofrojë më pak mbrojtje nga mbetja shtatzënë, prandaj është ide e mirë të shqyrtoni forma të tjera kontraceptive.
Nëse jeni duke menduar për kontraceptiv oral –pilula e kombinuar ose mini-pilula – janë disa gjëra që duhet mbajtur në mendje:
- Është e sigurt të filloni pilulën e kombinuar (estrogjen dhe progesteron) ndërkohë që foshnja juaj ende ushqehet pak me gji. Pilula e kombinuar ndihmon në pakësimin e furnizimit me qumësht gjiri.
- Duhet të keni më shumë kujdes me mini-pilulën, nëse është kontraceptivi i vetëm përveç ushqyerjes me gji. Për shembull, duhet ta marrësh brenda tri orëve të së njëjtës kohë çdo ditë.
Pilula është medikament që jepet me recetë, kështu që do të duhet të shihni mjekun ose gjinekologun tuaj. Mjeku juaj do t'ju flasë se si ta përdorni siç duhet që të jeni të mbrojtur nga mbetja shtatzënë.
Gjëra që duhet ditur për ndalimin e gjidhënies
Për të larguar nga gjiri një foshnje ose një fëmijë të vogël, duhet vazhduar ngadalë duke ndryshuar gradualisht rutinën e fëmijës.
Gjithashtu është mjaft e zakonshme të ndiheni pak të mërzitur pas ushqimit të fundit me gji, edhe nëse e keni mirëpritur heqjen nga gjiri.
Hormonet tuaja mund të kërkojnë kohë për t'u kthyer në normalitet. Disa gra fillojnë ovulimin sapo zvogëlojnë ushqimin gjatë natës ose fillojnë largimin nga gjiri, ndërsa të tjerat zbulojnë se kthimi i ovulimit dhe menstruacioneve kërkon disa muaj.