Hera juaj e parë në plazh me fëmijën!

Herën e parë që do shkoni në plazh ose në një pishinë me fëmijën, ai/ajo mund të jetë i/e frikësuar nga zhurma, turma, valët dhe do të refuzojë të hyjë në ujë me ju. Sugjerohet që foshnja të laget me ujë gradualisht dhe t'i jepni kohë që të përshtatet me ujin. Mos e detyroni atë për asgjë.
Body

Këshillohet që fillimisht të lani fëmijën në një pishinë të vogël me ujë (mos e lini fëmijën pa mbikëqyrjen e prindërve, pavarësisht faktit se uji në pishinë është i cekët). Mbajeni fëmijën me një dorë ndërsa jeni në pishinë, dhe me dorën tjetër gradualisht mund ta lagni me ujin e pishinës. Sa herë që futeni në ujë me foshnjën, gjithmonë mbajeni atë në krahun tuaj dhe kur fëmija të fillojë që të mësohet me ujin dhe temperaturën e tij, mund të përdorni edhe komardare notuese plazhi për fëmijë.

Për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, ka komardare notuese të sigurta që mund ti zgjidhni duke ju përshtatur edhe moshës së fëmijës. Po kështu, mos harroni t'i vishni fëmijës pelena të disponueshme për not. Kur të jeni në ujë me fëmijën tuaj, gjithmonë qëndroni fort në këmbët tuaja dhe mos u fusni në ujë në një nivel të thellë. Nuk është e këshillueshme që një fëmijë 6 muajsh të qëndrojë në ujë për më shumë se 10 minuta.

Është gjithashtu e rëndësishme që të shpërlani lëkurën e foshnjës me ujë të rrjedhshëm sa herë që ai/ajo del nga deti, pishina ose liqeni dhe ta fshini me një peshqir. Ndërrojeni fëmijën me disa rroba të thata. Nëse fëmija ecën, sigurohuni që të vendosni këpucë në këmbët e tij/saj.

Aplikoni krem kundra diellit edhe nëse fëmija po qëndron dhe luan nën një çadër plazhi, sepse rrezet e diellit reflektohen nga betoni, uji dhe rëra. Ndërsa aplikoni kremin e diellit mos harroni të lyeni edhe pjesën prapa veshëve, pjesën e prapme të qafës, shpinës dhe shpatullave, si dhe duart dhe këmbët, pjesën e prapme të krahëve dhe zonën rreth skajeve të kostumit të banjës. Megjithëse, kremrat e diellit për fëmijët janë të papërshkueshëm nga uji, ne rekomandojmë ri-aplikimin çdo dy orë.